Allahu është poseduesi i Vërtetë (Malik) i gjithçkaje. Allahu thotë:[Kuran a=”59-El-Hashr:23″] Gjithashtu në të dy Sahihet transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë:
أَخْنَعُ اسْمٍ عِنْدَ اللهِ رَجُلٌ تَسَمَّى بِمَلِكِ الْأَمْلَاكِ وَلَا مَالِكَ إِلَّا اللهُ “Emri më i përbuzur, më i përçmuar tek Allahu është kur njeriu e quan mbret i mbretërve, ndërkohë që nuk ka pronarë të tjerë përveç Allahut”
Gjithashtu në të dy Sahihet transmetohet se i dërguari i Allahut ka thënë:“Në ditën e kiametit Allahu do ta kapë tokën dhe do t’i palosë qiejt me Dorën e Tij të djathtë dhe do të thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e tokës. Ku janë mizorët. Ku janë kryelartët? “
Gjithashtu në Kuranin e madhërishëm:[Kuran a=”40-Gafir:16″] Allahu është Pronari i Vërtetë (Melik) (i çdo gjëje dhe i çdo krijese).
Ndërsa të quajturit e dikujt tjetër mbret përveç Allahut në këtë jetë, kjo bëhet në mënyrë figurative. Për shembull Allahu thotë:[Kuran a=”2-El-Bekare:247″][Kuran a=”18-El-Kehf:79″] dhe [Kuran a=”5-El-Maide:20″] Gjithashtu në të dy Sahihet transmetohet: ”Si mbretërit, të mbështetur në fronet e tyre”