Fëmija i dobishëm është mirësi për të vdekurit pas vdekjes

Prej mirësive më të mëdha të Allahut kundrejt njeriut është t’a furnizojë atë me pasardhës të dobishëm e të devotshëm, që e ndihmojnë në bindshmëri ndaj Zotit të vet dhe janë në karvanin e tij në mirëbërje dhe përmirësim, si dhe janë shkak për të në lartimin e gradës së tij në Xhenet, nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Allahu i Lavdishëm dhe Madhërishëm do ja ngrejë gradën robit të vlefshëm në Xhenet, e ai do t’i thotë: O Zot prej nga e kam këtë? I thotë: Prej kërkim-faljes së fëmijës tënd për ty”. Transmetuar nga Ahmedi (10618)

Allahu i Lartësuar besimtarët në Librin e Tij i ka cilësuar se për ta janë:[Kuran a=”13-Er-Rad:23″] Gjithashtu prej lutjes së engjëjve për besimtarët është t’i bashkojë prindërit e vlefshëm me fëmijët e tyre besimtar, thotë i Lartësuari në gjuhën e tyre: [Kuran a=”40-Gafir:7″][Kuran a=”40-Gafir:8″] Po kështu i Dërguari ynë fisnik ka përmendur se prej punëve shpërblimi i të cilave nuk ndërpritet pas vdekjes është lutja e fëmijës së dobishëm (për prindin) [Hadith h=”Muslim:1631″]