Skip to content
22 Mars 2023
  • blog
  • Facebook
  • Youtube
  • Twitter
Nektari i Xhenetit

Nektari i Xhenetit

Porta e Lartë e Besimit

Bismilahi Rrahmani Rrahim
  • Faqja Kryesore
  • Akide
  • Kurani
  • Hadithi
  • Fikh
  • Histori
    • Sira e Muhamedit ﷺ
    • Histori të ndryshme
  • Xheneti
  • Muslimania
  • Lutje
  • Rreth nesh
Main Menu

Teuhidi


Teuhidi është njësimi i Allahut të Lartësuar.
Teuhidi ndahet në tri lloje:

  1. Teuhid er-rubũbijje
  2. Teuhid el-uluhijje
  3. Teuhid el-esmai ue’ṣ-ṣifat

Teuhid er-rubũbijje quajmë njësimin e Allahut në veprat e Tij. Prej veprave të Tij janë: krijimi, furnizimi, dhënia jetë, dhënia vdekje, zbritja e shiut, mbirja e bimëve, e pemëve etj
Teuhidi el-ulũhijje është njësimi i Allahut në veprat e robërve të Tij.Prej veprave të robërve të Tij janë: namazi, agjërimi, haxhi, mbështetja, betimi,frika, shpresa, dashuria etj.
Teuhidit el-esma’ ue’ṣ-ṣifat është përshkrimi i Allahut me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të përsosura, me të cilët e ka përshkruar Ai Vetveten dhe me të cilët e ka përshkruar i Dërguari i Tij, Muhamedi (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të) pa i përshkruar formë dhe pa bërë shëmbëllim, shtrembërim a mohim.
Që të tri llojet e Teuhidit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe, në asnjë mënyrë, nuk mund të ndahen. Pra, nëse ndokush zbaton në veten e tij një lloj të Teuhidit por kundërshton një tjetër, ai assesi nuk mund të quhet muvahhid (jetësues iTeuhidit).
Duhet ditur se jobesimtarët të cilët i luftoi i Dërguari i Allahut, Muhammedi pranonin Teuhidin rububijje, pra besonin se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që jep jetë dhe vdekje, Ai prej të Cilit vjen dobia dhe dëmi, Rregulluesi i të gjitha çështjeve e kështu me radhë, mirëpo kjo nuk i bëri ata që të hyjnë në Islam. Argument për këtë është thënia e Allahut ,Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj:“Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?
Teuhidi uluhijje (i adhurimit) është çështja kryesore në të cilën thirrën të dërguarit, sepse ai është baza mbi të cilën ndërtohen të gjitha veprat dhe pa të cilën nuk vlen asnjë vepër. Në qoftë se nuk jetësohet Teuhidi, atëherë ndodh e kundërta e tij, e që është shirku. Teuhidi ishte shkaku i armiqësisë ndërmjet të dërguarve dhe popujve të tyre, prandaj ne duhet të kujdesemi për të, t’i mësojmë çështjet e Teuhidit dhe t’i kuptojmë bazat e tij.
Marrë nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”, Abdullah El-Huvejl.

Akide / Teuhidi

Rreziku i shirkut dhe ndëshkimet për të

28 Dhjetor 2018 - by Master

Allahu nuk e fal atë që bën shirk nëse vdes pa u penduar. Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”4-En-Nisa:48″] Ai që bën shirk del nga Islami dhe gjaku …

Lexo me shume
1 - Allahu / Akide / Shtyllat e Besimit / Teuhidi

Thënia: La ilahe il Allahu Uehdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue Hue ale kul-li shej in Kadir

26 Dhjetor 2018 - by Master

Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kush thotë në të gdhirë la ilahe il Allahu Uehdehu la sherike lehu, lehul …

Lexo me shume
1 - Allahu / Akide / Shtyllat e Besimit / Teuhidi

Thënia: la ilahe il Allah – s’ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut

26 Dhjetor 201826 Dhjetor 2018 - by Master

Ka thënë i Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Shtojeni thënien e dëshmisë ‘la ilahe il Allah’ para se të vijë situata e ndarjes mes …

Lexo me shume
1 - Allahu / Akide / Shtyllat e Besimit / Teuhidi

 Kushtet e fjalës “La Ilahe Il Allah”

26 Dhjetor 201826 Dhjetor 2018 - by Master

Përmendja e kushteve në mënyrë të përgjithshme: Fjala “la ilahe il-lallah” nuk i bën dobi atij që e thotë në qoftë se nuk i jetëson kushtet e saja, të cilat …

Lexo me shume
Akide / Teuhidi

Kufri (Mohimi, Mosbesimi)

25 Dhjetor 2018 - by Master

Përkufizimi i fjalës kufër: Fjala kufër gjuhësisht domethënë mbulim. Kurse në terminologjinë fetare kufër domethënë: e kundërta e Islamit. Llojet e kufrit: Kufri është dy llojesh: Kufër i madh Kufër …

Lexo me shume
Akide / Teuhidi

Historia e shirkut

22 Dhjetor 2018 - by Master

Teuhidi është nga natyra e bijve të Ademit, kurse shirku është i jashtëm: Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Ndërmjet Ademit alejhi selam dhe Nuhut alejhi selam …

Lexo me shume
Akide / Teuhidi

Dëshmia “Muhammedun resulullah”

20 Dhjetor 201820 Dhjetor 2018 - by Master

Argumenti i kësaj dëshmie është fjala e Allahut:[Kuran a=”9-Et-Teube:128″]Po ashtu fjala e Allahut:[Kuran a=”63-El-Munafikun:1″] Domethënia e saj: Vërtetim i plotë nga thellësia e zemrës, i cili përputhet me fjalët që …

Lexo me shume
Akide / Teuhidi

Cila është rëndësia e teuhidit

13 Dhjetor 2018 - by Master

1. Teuhidi shtylla më madhështore islame Teuhidi është shtylla kryesore e Islamit dhe njeriu nuk mund të hyjë në fenë islame pa e dëshmuar atë, gjegjësisht pa ia kushtuar tërë …

Lexo me shume
Akide / Teuhidi

Pse i kushtojmë rëndësi teuhidit më tepër se çështjeve të tjera?

21 Tetor 2018 - by Master

Teuhidit i japim rëndësi për disa arsye: a) Teuhidi është arsyeja për të cilën Allahu ka krijuar botën. Allahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër veç …

Lexo me shume
Akide / Teuhidi

Çfarë është shirku i madh?

29 Shtator 2018 - by Master

Shirk i madh do të thotë të adhurosh (në ndonjë ose në të gjitha format e adhurimit) dikë tjetër veç ose bashkë me Allahun. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe mos …

Lexo me shume

Lëvizje te postimet

1 2 Pasuesi

Na Ndiqni

Të Ndyshme

[wpb-random-posts]

Postime Së Fundi

  • Struktura e Namazit (1)
  • Fëmija i dobishëm është mirësi për të vdekurit pas vdekjes
  • Tejemumi gjatë të ftohtit në dimër
  • Namazi në xhemat
  • Unë jam shumë i llastuar. Prindërit kanë treguar një kujdes të tepruar ndaj meje, saqë unë nuk mund të marr asnjë lloj vendimi pa ndihmën e tyre. Cila është zgjidhja për këtë?

Arkiva

  • Janar 2019
  • Dhjetor 2018
  • Nëntor 2018
  • Tetor 2018
  • Shtator 2018
  • Gusht 2018
  • Korrik 2018

Kategori

  • Akide (70)
    • Teuhidi (15)
  • Besmitari (75)
  • Emrat e Allahut (13)
  • Etika Islame (50)
  • Familja (33)
  • Fëmijët (23)
  • Fikh (35)
  • Financa Islame (14)
  • Hadithi (33)
  • Histori të ndryshme (5)
  • Kurani (20)
  • Ligjerata Video (1)
  • Logjika e Besimit (20)
    • Amaneti (11)
  • Lutje (52)
  • Muslimania (44)
  • Pergjegjesia (14)
  • Profetët (24)
  • Sahabët (4)
  • Shtyllat e Besimit (11)
    • 1 – Allahu (4)
    • 2 – Melekët e Allahut (2)
    • 3 – Librat e Allahut (1)
    • 4 – Të dërguarit e Allahut (1)
    • 5 – Dita e Gjykimit (5)
    • 6 – Kaderi (4)
  • Shtyllat e Islamit (47)
    • 1 – Shehadeti (1)
    • 2 – Namazi (26)
    • 3 – Agjërimi (4)
    • 4 – Zekati (3)
    • 5 – Haxhi (16)
  • Sira e Muhamedit ﷺ (36)
  • Thënie (1)
  • Tjetër (7)
  • Tradita Profetike (15)
  • Virtyti i ndershmerise (13)
  • Xheneti (33)

Footer stuff

Copyright 2018
Powered by WordPress and HitMag.