Unë jam shumë i llastuar. Prindërit kanë treguar një kujdes të tepruar ndaj meje, saqë unë nuk mund të marr asnjë lloj vendimi pa ndihmën e tyre. Cila është zgjidhja për këtë?

Kjo lloj metode në trajtimin e fëmijës nuk është më pak e rrezikshme sesa ashpërsia dhe rreptësia. Kujdesi i tepërt dhe llastimi të privojnë ty aftësinë për të krijuar marrëdhënie shoqërore të suksesshme me të tjerët, ose të marrësh mbi vete përgjegjësi dhe të ballafaqohesh me jetën, sepse ti nuk ke përvojë të mjaftueshme për të mësuar si t’u bësh ballë problemeve me të cilat përballesh.

Kështu që ti e zbulon vetë anën e parë negative të llastimit, që është mosaftësia për të marrë vendime pa ndihmën e prindërve të tu.

Përpara sesa çështja të thellohet më shumë, nxito që të dialogosh me prindërit me edukatë dhe respekt, falënderoji të dy për kujdesin dhe sakrificën e tyre ndaj teje, pastaj, kërkoji që të të ngarkojnë një detyrë dhe lëri ata të jenë mbikëqyrës derisa ta kryesh vetë atë detyrë.

Thuaju prindërve të tu se ti po përjeton një gjendje dorëzimi dhe nënshtrimi të padëshiruar, e cila ndoshta të shpie ty në rreziqe dhe rezultate të padëshiruara.

Prandaj, Profeti (a.s.) ka thënë: “Mos u bëni si lajkatarët që thonë: Sillemi mirë me njerëzit, nëse ata sillen mirë me ne. U bëjmë padrejtësi, nëse na bëjnë padrejtësi. Por, mësojeni veten tuaj, të sillet mirë me njerëzit që ja bëjnë mirë, dhe nëse ja bëjnë keq, mos u bëni padrejtësi atyre.”

Në fillim prindërit ndoshta do të befasohen me ndryshimin tënd, por ata padyshim që do të gëzohen me paraqitjen tënde. Ata do të të japin një detyrë që ta kryesh dhe në bazë të suksesit dhe përmbushjes së saj në formën e kërkuar, prindërit do të të falënderojnë. Kjo do të të forcojë sigurinë në vetvete dhe do të të ndihmojë në realizimin e sukseseve të mëtejshme.