Namazi në xhemat

Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Vërtetë që pata ndërmend të urdhëroj të kryhet namazi, pastaj t’a urdhëroj një person të falet imam me njerëzit, pastaj në shoqërinë e disa personave që bartin barra drushë të nisem tek njerëz që nuk e frekuentojnë namazin (në xhami) e t’ua djeg shtëpitë me zjarr” ndërsa në një transmetim “sikur të mos ishin në to (shtëpi) gratë dhe fëmijët”.

Nga sa parapriu del qartë në pah obligueshmëria e namazit në xhemat përveçse kur posedohet ndonjë justifikim legjislativ, sikurse i sëmuri i paralizuar, ose qënia udhëtar, ose i verbëri që nuk gjen kë ta shoqërojë për në xhami sipas fjalës më me epërsi të dijetarëve. Ty vëlla të mjafton fakti që do humbasësh sa e sa shpërblime nëse lenë namazin në xhemat [Hadith h=”Buhari:645″]6