Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ. falte njëmbëdhjetë rekatë natën dhe ky ishte namazi i tij i natës. Kur binte në Sexhde rrinte aq sa ndonjë prej jush mund të këndojë pesëdhjetë ajete, para se ai të ngrinte kokën.
Ai ﷺ gjithnjë falte dy rekatë (sunet) para namazit (farz) të sabahut dhe pastaj mbështetej në krah të djathtë (e priste) derisa të vinte myezini për namazin (e agimit në xhami). (994) (Buhariu)