Të nderuar ndjekës të faqes, së pari falenderojmë Allahun e Lartësuar që na mundesoi krijimin e “Nektari i Xhenetit” si një mundësi për të fituar sevape dhe për ta kënaqur Allahun duke përhapur fjalën e Tij në këto kohë të vështira që po jetojmë sot e vecanërisht në këto kohë të vështira për mbajtjen e Islamit dhe mësimin e dijes.
Qellimi ynë është që nëpërmjet faqes tonë të ndajmë me ju materiale të vlefshme e mësime të rëndësishme. Duke pasur parasysh që sot edhe pse mundësite janë të panumërta për ne të marrim dije të dobishme e të njohim fenë tonë dhe dispozitat e saj, nepermjet librave apo aksesit ne internet, nuk po mund te lexojmë sa duhet sepse jeta na është bërë së tepërmi intensive dhe priremi të lexojmë e klikojmë materiale qe i perkasin më së shumti dynjase tonë se sa shkrimeve që na sjellin me afër Krijuesit.
Duke ju falenderuar që jeni pjesë e faqes sonë , ju ftojmë të shfletoni, lexoni e shpërndani cdo material që ne do publikojmë me lejen e Zotit të Lartësuar. Le të jemi të gjithë pjesë e shpërblimit nga i Madhi Zot.
Allahu ju begatoftë me të mirat e Tij të pafundme!