Transmeton Abdullah b. Omeri (Zoti qoftë i kënaqur me të) nga babai i tij, Omer ibn Hattabi (Zoti qoftë i kënaqur me të) të ketë thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur te i Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), kur u shfaq një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zi. Në të nuk vihej re ndonjë shenjë udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njohu. Ai ul pranë Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshët e tij dhe tha:
“O Muhammed, më trego ç’është Islami?” I Dërguari i Allahut ﷺ (sal’la llahu alehi ue sel’lem) tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e ramazanit, nëse ke mundësi të shkosh në haxh”. Ai tha: “Të vërtetën e the.” Ne u çuditëm: “Po e pyet dhe po ia vërteton.”
Ai tha: “Më trego, ç’është imani?”
(Profeti) Tha: “Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, profetët e Tij, ditën e fundit dhe të besosh në caktimin e Tij të së mirës dhe të së keqes”. Tha: “Të vërtetën e the”. Pastaj tha: “Më trego ç’është ihsani?”
(Profeti) Tha: “Të adhurosh Allahun sikur ta shohësh, sepse edhe se ti nuk e shikon, Ai vërtet të shikon ty.”
Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?” (Profeti) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë se ai që pyet”.
Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Profeti) Tha: “Kur robëresha të lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të mëdha”. Pastaj ai u largua, ndërsa unë qëndrova edhe për një kohë Pastaj (i Dërguari) tha: “O Omer, a e di kush ishte ai që pyeti? I thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri”. Profeti ﷺ (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) tha: “Ai ishte (engjëlli) Xhibrili, erdhi që t’jua mësojë juve fenë tuaj”.
(Buhariu dhe Muslimi)