Nijeti për hir të Allahut

[Hadith h=”Neveviu:1″]
Në këtë hadith tregohet rreth qëllimit të veprave (nijj-et) dhe emigrimit (hixhret). Që në fillim të tij, i Dërguari i All-llahut vlerëson qëllimin e veprave të njeriut. Për këtë dhe në jurisprudencën islame(fiḳh), para fillimit të shumë riteve fetare, kërkohet formulimi i nijetit. Ky formulim bëhet nga brendësia e besimtarit dhe mbetet i fshehtë nga të tjerët. Për këtë, i Dërguari i All-llahut e përfundon fjalinë e parë në mënyrë të prerë, duke bërë me dije besimtarin se, megjithëse qëllimi është i fshehtë, All-llahu ka dije të plotë rreth tij dhe se në bazë të atij qëllimi, njeriu merr nga Zoti atë që i takon.

Më pas, i Dërguari i All-llahut tregon rreth emigrimit (ḥixhret), gjë që ndodhi në masë me besimtarët bashkëkohës të tij. Emigrimi është një vendim dhe hap i madh që merret nga një familje ose thejsht nga një individ i vetëm. Prandaj, meqë shpërblimi ndikohet nga qëllimi, Profeti (a.s.) kërkon nga besimtari që të ketë qëllime të pastra, sidomos në ndërmarjen e hapave të mëdha në jetë, kështu që dhe shpërblimi të jetë i madh. Këtë gjë ai e thekson në fjalinë e parë, ku tregon rreth emigrimit: “Prandaj, kush emigron për shkak të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, emigrimi i tij është për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.”

Megjithëse Profeti (a.s.) në këtë thënie vë në dukje parimet e larta të qëllimeve, ai nuk kundërshton emigrimin, i cili bëhet për arsye të ndryshme legjitime të kësaj bote ashtu siç përmendet në vijim të hadithit. E rëndësishme për besimtarin është gjithashtu të kup-tojë se një nga llojet e emigrimit është dhe ai i emigrimit nga veset e liga dhe epshet, drejt veprave të mira dhe largimit nga epshevet. Profeti (a.s.) ka thënë në një hadith që transmetohet nga Abdullah ibn Umer (r.a.):“…emigrant i (denjë) është ai, i cili largohet nga ato që Zoti i ka ndaluar.” Hadith:Nasai:1