1. I sëmuri duhet të falet në këmbë qoftë edhe i kërrusur, apo duke u mbështetur në mur apo edhe nëse mbështetet në ndonjë shkop.
2. Nëse nuk mund të falet në këmbë falet ulur. Preferohet të ulet këmbëkryq kur është në pozitën e kijamit apo rukusë.
3. Nëse nuk mund të falet ulë, atëherë falet në njërën anë të tij duke u kthyer drejt kibles, e me këtë rast ana e djathtë është më e preferuar. Nëse nuk mund të kthehet drejt kibles falet në anën që është i kthyer, e namazi i tij është i saktë dhe nuk ka nevojë të përsëritet.
4. Nëse nuk mund të falet në njërën anë, atëherë falet i shtrirë me këmbë të kthyera drejt kibles. Preferohet që ta ngritë kokën pakëz që të kthehet drejt kibles, e nëse nuk ka mundësi që këmbët t’i ketë të kthyera drejt kibles falet në atë gjendje në të cilën janë dhe nuk obligohet ta përsëris namazin.
5. I sëmuri duhet ta kryej rukunë dhe sexhden gjatë namazit të tij. Nëse nuk mundet, atëherë bën me shenjë me kokën e tij dhe sexhden e bën më ulët se sa rukunë. E nëse ka mundësi ta kryej rukunë por, jo edhe sexhden, atëherë e bën rukunë gjatë kohës së rukusë ndërsa bën me shenjë për sexhden. Dhe në të kundërtën nëse ka mundësi ta kryej sexhden por jo edhe rukunë, atëherë e kryen sexhden gjatë kohës së saj ndërsa rukunë e bën me shenjë.
6. E nëse nuk mund të bëj me shenjë për rukunë dhe sexhden përmes kokës së tij, atëherë bën me shenjë përmes syve të tij. I mbyll pakëz sytë për ruku, ndërsa për sexhde i mbyll më tepër. Ndërsa të bërit me shenjë përmes gishtit, sikur që veprojnë disa të sëmurë, nuk është e saktë dhe nuk di që kjo të ketë bazë në Kuran, Synet apo në fjalët e dijetarëve.
7. E nëse nuk ka mundësi të bëjë me shenjë përmes kokës apo syve të tij, atëherë falet me zemrën e tij. E kryen tekbirin, lexon Kuran, e bën nijet rukunë, sexhden, qëndrimin në këmbë dhe uljen përmes zemrës së tij. E çdo njeriut i takon ajo që ka pas për qëllim.
8. I sëmuri duhet që çdo namaz ta falë në kohën e tij dhe duhet ta veprojë atë që i obligohet, aq sa ka mundësi. E nëse i vjen vështirë falja e çdo namazi në kohën e tij, i takon atij të bashkoj mes drekës dhe ikindisë dhe mes akshamit dhe jacisë ose bashkim të hershëm ku e fal ikindinë në kohë të drekës si dhe jacinë në kohë të akshamit apo bashkim të mëvonshëm ku e vonon drekën gjer në kohë të ikindisë apo namazin e akshamit gjer në atë të jacisë, sido që t’i vjen më lehtë atij. Ndërsa namazin e sabahut e fal të vetëm
pa e bashkuar me namazet para apo pas tij.
9. Nëse i sëmuri është në udhëtim për mjekim jashtë vendit të tij, atëherë ai i shkurton namazet që i kanë nga katër rekate. Ai e fal drekën, ikindinë dhe jacinë nga dy rekate, gjersa të kthehet në vendin e tij, qoftë nëse qëndrimi i tij është i gjatë apo i shkurtër.