Pastërtia dhe abdesi i të sëmurit

Kjo është një temë e shkurtër rreth pastërtisë dhe namazit të sëmurit, e mbështetur në argumentet e Kuranit dhe Sunetit.
1. I sëmuri duhet të pastrohet me ujë (merr abdes) ashtu që të pastrohet nga papastërtia e vogël apo të lahet (merr gusëll) nga papastërtia e madhe.

2. Nëse nuk mund të pastrohet me ujë për shkak të paaftësisë, shtimit të sëmundjes apo vonimit të shërimit të saj, atëherë merr tejemmum.

3. Mënyra e marrjes tejemmum është: goditja njëherë, mbi tokën fytyrën e tij, e pastaj fshinë dy shuplakat e tij njëra me tjetrën.
4. Nëse nuk mund të pastrohet vetvetiu, atëherë i jep abdes apo tejemum dikush tjetër.

5. Nëse në gjymtyrët e abdesit ka ndonjë plagë, ai e pastron atë me ujë por, nëse larja me ujë ndikon negativisht në të, atëherë i jep mes-h. Me këtë rast, së pari e lagë dorën e tij me ujë dhe më pas e kalon mbi plagë. E nëse edhe mes-hu ka pasoja, atëherë merr tejemum për të.

6. Nëse ndonjë nga gjymtyrët e tij është e thyer dhe është e lidhur me fashë apo gips me këtë rast ai në vend që ta lajë i jep mes-h dhe nuk ka nevojë të merr tejemum, ngase mes-hu është zëvendësim i larjes.

7. Lejohet të merr tejemum mbi mur apo diç tjetër të pastër që ka pluhur mbi të. Ndërsa, nëse muri është i lyer me diç tjetër përveç materieve të tokës si ngjyrat e ndryshme, atëherë nuk merr tejemum në të përveç nëse ka mbi të pluhur.

8. Nëse nuk ka mundësi të merr tejemum mbi tokë, muri apo diç tjetër që ka pluhur, atëherë nuk është problem të vendoset dheu në një enë apo faculetë dhe të merret tejemum prej tij.

9. Nëse merr tejemum për ndonjë namaz dhe nuk e prish tejemumin gjersa të arrin koha e namazit tjetër, atëherë e falë atë me tejemumin që e ka marrë për namazin e parë dhe nuk e përsërit tejemumin për namazin e dytë, ngase pastërtia e tij është ende valide dhe ai nuk e ka prishur atë.

10. I sëmuri duhet ta pastroj trupin e tij nga ndyrësirat. Por, nëse nuk mundet, atëherë falet në atë gjendje që është dhe namazi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta përsëris atë.

11. I sëmuri duhet të falet me rroba të pastra. Nëse rrobat e tij ndoten obligohet t’i pastroj ato apo t’i ndërroj me rroba të tjera, ndërsa nëse nuk mundet, atëherë falet në atë gjendje që është dhe namazi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta përsëris atë.

12. I sëmuri duhet të falet mbi diç të pastër, e nëse vendi ku falet ndotet duhet ta pastroj atë apo ta ndërroj me diç të pastër apo të shtrojë mbi të diç të pastër. E nëse nuk mundet, atëherë falet në atë gjendje që është dhe namazi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta përsëris atë.

13. Të sëmurit nuk i lejohet ta shtyj namazin nga koha e tij për shkak të pamundësisë për t’u pastruar, por ai pastrohet aq sa ka mundësi e pastaj e fal namazin në kohën e tij, edhe nëse në trupin, rrobat apo vendin ku falet ka papastërti të cilën nuk mund ta largoj.