Këto kushte janë dy llojesh:
1. Kushte të sakta, si: Kushti i që vë femra për të mos martohet burri saj me grua tjetër apo të ketë robëreshë që kryen marrëdhënie intime me të, të mos e nxjerrë nga shtëpia e saj apo vendi i saj, shtimi i pajës (mehrit) apo i shpenzimeve, e të tjera si këto. Të gjitha këto futen në fjalën e Profetit (alejhi salatu ue selam): “Kushtet që meritojnë më shumë të përmbushen, janë ato me të cilat keni bërë hallall martesën” (Buhariu dhe Muslimi)
2. Kushte të pasakta, dhe prej tyre janë: Martesa me përcaktim kohor (mutah), martesa që bëhet me qëllim për të lejuar që kjo grua të rikthehet tek burri i parë (tahlil), martesa që bëhet në këmbim të një femre me një tjetër, pa pajë mes tyre. (shigar)
Profeti (salallahu alejhi ue selem) në fillim e ka lejuar martesën me përcaktim kohor, pastaj e ndaloi atë. Ai ka mallkuar atë person që martohet me një femër për ta bërë hallall për ish-burrin e saj, siç e ka mallkuar edhe këtë femër që martohet me këtë qëllim.
Tags: kushte, bashkeshortet, mehri,