Kuptimi i Err-Rrahman dhe Err-Rrahim

Err-Rrahman dhe Err-Rrahim janë dy emra te prejardhur nga emri Err-Rrahman, por Rrahman ka më tepër kuptime që i përshtaten mëshirës sesa Err-Rrahim. Ekziston një thënie nga Ibn Xheriri që tregon pajtueshmëri për këtë kuptim. Kurtubiu thotë: “Prova se këta emra janë te prejardhur (nga Err-Rrahman) është në hadithin i transmetuar nga Tirmidhiu dhe i cili thotë është sahih nga Abdurrahman bin Auf se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Allahu i Madhërishëm ka thënë: ‘Unë jam Err-Rrahman. Unë kam krijuar Rrehem (mitrën, d.mth lidhjet familjare) dhe kam nxjerr emrin e saj nga emri Im. Kushdo që i përmbahet atij, Unë do t’i mbaj lidhjet me të, dhe kushdo qe nuk i përmbahet atij, Unë do t’i shkëpus lidhjet me të.”
Pastaj ai tha: “Ku është një tekst që tregon prejardhjen”. Më pas tha: “Arabet e mohonin
emrin Err-Rrahman për shkak të paditurisë së tyre që kishin për Allahun dhe Cilësitë e Tij.”

Kurtubi thotë: “Sipas Ebu Ubejdes Err-Rrahman dhe Err-Rrahim kanë të njëjtin kuptim ashtu siç kanë fjalët Nedmen dhe Nedim.

Ebu El Farisi thotë: “Err-Rrahman, emër ekskluziv i Allahut. Ky emër përmbledh çdo lloj mëshire që Allahu ka. Err-Rrahim është ajo çka i forcon besimtarët”. Allahu thotë: [Kuran a=”33-El-Ahzab:43”]
Ibn Abasi për Err-Rrahman dhe Err-Rrahim thotë: “Ata janë dy emra të butë. Njëri më i butë se tjetri (d.m.th njeri nënkupton mëshirë me tepër).

Transmeton Ibn Xheriri nga Es-Suri bin Jahja et-Temimi se Uthman bin Zufari, në lidhje me emrat e Allahut Err-Rrahman dhe Err-Rrahim, ka thënë:
“Ai është Er-Rrahman me të gjitha krijesat e Tij dhe Err-Rrahim me besimtaret.” Thënia e Allahut: [Kuran a=”25-El-Furkan:59″] dhe [Kuran a=”20-Taha:5″] Allahu e përmend Istewa-në – ngritjen mbi Fronin – së bashku me emrin Err-Rrahman, për të treguar se Mëshira e Tij i përfshinë të gjitha krijesat. Gjithashtu Allahu thotë:[Kuran a=”33-El-Ahzab:43″], duke përfshirë besimtarët me emrin e Tij Er-Rrahim. Ata thanë: “Kjo dëshmon për faktin se Er-Rrahman mbart një kuadër më të gjerë të kuptimeve që kanë të bëjnë me mëshirën e Allahut ndaj krijesave të Tij në të dy jetët. Kurse, Err-Rrahim është vetëm për besimtarët.”

Emri i Allahut Err-Rrahman i takon ekskluzivisht vetëm Atij. P.sh. Allahu thotë:[Kuran a=”17-El-Isra:110″] dhe [Kuran a=”43-Ez-Zuhruf:45″] Më tej, kur Musejleme gënjeshtari e quajti veten Rrahman i Jemamës, All-llahu e bëri atë të njohur me emrin `Gënjeshtar’. Për këtë arsye, sa herë që përmendet Musejleme, ai përshkruhet si `Gënjeshtar’. Ai u bë shembull i gënjeshtrës në mesin e banorëve të qyteteve dhe fshatrave si dhe banorëve të shkretëtirës, beduinëve.
Prandaj, All-llahu më parë përmendi emrin e Tij – All-Allah – që është vetëm i Tij dhe e përshkroi këtë emër me Er-Rahman, i cili nuk i lejohet askujt tjetër për përdorim, ashtu si tha All-llahu [Kuran a=”17-El-Isra:110″] Vetëm Musejlemja dhe ata që e pasuan rrugën e tij te gabuar e përshkruanin Musejlemen me Err-Rrahman.

Sa i përket emrit të Allahut Err-Rrahim, Allahu i ka përshkruar te tjerët me këtë emër. Për shembull, Allahu thotë:[Kuran a=”9-Et-Teube:128″] Allahu i ka përshkruar disa nga krijesat e Tij duke përdorur disa nga emrat e Tij te tjerë, Allahu thotë:[Kuran a=”76-El-Insan:2″]