Fëmijët, që në vogëli, vëzhgojnë gjithçka i rrethon dhe mundohen ta imitojnë. Gjëja e parë që i tërheq ata janë veprimet e prindërve të tyre. Por këtu fshihet edhe rreziku.
Kujdes, pra, o baba dhe ti o nënë.
Nëse lini pas dore kryerjen e namazit dhe nuk i kushtohet kujdes kryerjes së tij në kohën e duhur, si do të mund t’ia kërkoni fëmijëve të jenë të kujdesshëm dhe të interesuar për të?
Nëse ju nuk do të respektoni vlera, si: sinqeriteti, ruajtja e emanetit, si dhe tërë etikat e moralet e pëlqyera, si do të mund të ndalohet fëmija ndaj gënjeshtrës dhe si do të mund të ruajë emanetin?
Ti i thua fëmijës tënd: ”Thuaj filanit se babai nuk është këtu.” Kjo është një skenë që patjetër do të ngulitet në mendjen e fëmijës më shumë se këshillat e panumërta dhe tregimet për rëndësinë e sinqeritetit dhe vlerat e tij. Ti je udhëheqësi i tij, do apo s’do. Kjo është edhe arsyeja që Profeti (a.s) e ka theksuar shumë të keqen që vjen nga gënjeshtra, sidomos gënjeshtrën ndaj fëmijëve, madje edhe në lojë e shaka, prej frikës se e keqja e saj do të harrohet dhe nuk do t’i vihet rëndësi.
Transmetohet nga Abdulla bin Amir se Profeti (a.s) kishte shkuar në shtëpinë e tyre kur ai kishte qenë i vogël. Thotë: ”Unë dola të luaj dhe nëna më tha: ”O Abdulla, eja të të jap diçka.” Profeti (a.s) e dëgjoi dhe e pyeti: ”Ç’deshe t’i jepje?” Ajo iu përgjigj: ”Do t’i jepja hurma.” -Atëherë Profeti (a.s) i tha: ”Ti, po të mos i kishe dhënë gjë, kjo do të të shkruhej si gënjeshtër?”
Duhani është një ves i keq, që njeriu nuk duhet t’i afrohet. Sado që njeriu të lidhet me të, ai përsëri nuk do që fëmijët e tij të bëjnë të njëjtëngjë si edhe ai, por fëmija do të imitojë babain e tij. Më e pakta që mund të thuhet është se atij do t’i bëhet e zakonshme kjo pamje dhe kur të rritet nuk do të hezitojë të zgjasë dorën drejt paketës së cigareve dhe të provojë duhanin. Cili është qëndrimi yt?
Më keq se kaq është kur shtëpia jote bëhet kullotë mëkatesh, filmash e revistash të pamoralshëm dhe fëmijët e tu shohin pamje të ndryshme në kanalet satelitore, për të cilat të rrudhet balli, por që ti nuk e vret mendjen!
Mendon se bebja e syrit tënd ështënë rrugë të drejtë, e sigurt,larg të këqijave, kur ata janë rritur me të tilla pamje?
Kur i zoti i shtëpisë i bie dajrës,tërë shtëpia do të kërcejë.
Brumin e butë që e ke vendosur në një kallëp dhe që gjatë tharjes ka marrë formën e kallëpit, do të jetë shumë e vështirë që t’i japësh formë tjetër. Ke pasur më shumë mundësi të zgjidhje formën më të mirë për të kur ishte akoma i butë. Degët, nëse i drejton, drejtohen, por s’drejtohen nëse ato janë bërë dru.