Përkufizimi:
Fjala ibadet gjuhësisht domethënë përulje dhe nënshtrim.
Ndërsa në terminologjinë fetare fjala ibadet ka kuptimin: Emër i përgjithshëm për çdo gjë që e do Allahu, qofshin ato fjalë a vepra, të dukshme ose të padukshme.
Shkaku i emërimit të detyrave fetare kundruall robërve ibadete:
Ngase ata u përmbahen këtyre detyrave dhe i kryejnë ato duke qenë të përulur dhe të nënshtruar kundrejt Allahut.
Shtyllat e ibadetit:
- Dashuria
- Frika
- Shpresa
Kushtet e vlefshmërisë dhe pranimit të ibadeteve:
- Ihlasi (çiltëria):
Argument për këtë është thënia e Allahut:
[Kuran a=”98-El-Bejjine:5″]
- Pasimi i pejgamberit Muhamed alejhi selam:
Argument për këtë është thënia e të dërguarit të Allahut, Muhamedit alejhi selam: “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar.”(Muttefekun alejhi.)
Ibadeti është dy llojesh:
- Ibadet natyror
- Ibadet sheriatik
Ibadeti natyror:
Përkufizimi: Ibadeti natyror është nënshtrimi ndaj ligjeve që i ka bërë Allahu në natyrë.
Ky lloj ibadeti i përfshin të gjitha krijesat, qofshin besimtarë a jobesimtarë, të devotshëm a gjynahqarë.
Argument për këtë është thënia e Allahut:
S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të Gjithëmëshirshmit. (Sureja Merjem, 93.)
Ibadeti sheriatik:
Përkufizimi: Ibadeti sheriatik është nënshtrimi ndaj urdhrave fetarë të Allahut.
Ky lloj ibadeti është i veçantë për atë që i bindet Allahut dhe pason atë me të cilën kanë ardhur të dërguarit.
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”25-El-Furkan:63″]
Rregull e rëndësishme për Njëshmërinë e ibadetit
Rregulla:
“Çdo vepër që është ibadet, nëse i kushtohet Allahut është Teuhid, ndërsa nëse i kushtohet dikujt tjetër pos Allahut është shirk.”
Argument për këtë rregull i kemi thëniet e Allahut:[Kuran a=”4-En-Nisa:36″][Kuran a=”17-El-Isra:23″]
Shembuj:
Duaja është ibadet – nëse i kushtohet dikujt tjetër përvec Allahut është shirk.
Frika është ibadet – nëse i kushtohet dikujt tjetër përvec Allahut është shirk.
Zotimi është ibadet – nëse i kushtohet dikujt tjetër përvec Allahut është shirk.
Therja e urbanit është ibadet – nëse i kushtohet dikujt tjetër përvec Allahut është shirk.