Vlerat e Abdesit

Shumë hadithe shprehin të mirat që përfshin në vetvete abdesi. Ne do të përmendim vetëm disa prej tyre:
* Abdullah Es-Sunabihij transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ” Kur robi Allahut merr abdes dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija. Kur ai e shpëlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet. Kur ai e lan fytyrën e tij veprat e këqija bien prej saj , derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij. Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nën thonjtë e tij. Kur ai e fërkon kokën , bien mëkatet nga koka e tij derisa dalin edhe nga veshët. Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve. Pastaj e ecura në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdesit).

* Enesi transmeton se i dërguari i ALlahut ﷺ ka thënë: ” Nëse një njeri ka cilësi të mira, atëherë Allahu i bën të gjitha veprimet e tij të mira. Nëse ky njeri merr abdes per t´u falur , Allahu për shkak të abdesit të tij i shlyen të gjitha mëkatet dhe namazi konsiderohet si shpërblim shtëse për të “. (Hadith Munker)
* Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i ALlahut ﷺ ka thënë: ” A doni tju tregoj për një vepër, me anë të së cilës Allahu ua fshin mëkatet dhe ua rrit gradat tuaja? Ata thanë : Sigurisht o i Dërguari i Allahut! Ai tha: ” Përsosja e abdesit dhe në kushte të vështira , ecja e gjatë për në xhami dhe pritja e namazit tjetër pas kryerjes se namazit të mëparshëm. Ky është ribati (vigjilenca në rrugë të Allahut)
* Ebu Hurejra transmeton gjithashtu se i dërguari i Allahut ﷺ kaloi njëherë afër një varri dhe tha: ” Paqja qoftë mbi ju, o shtëpi e besimtarëve! Në dashtë Allahu ne do tju takojmë së shpejti , megjithëse do të kisha dashur të shikoja vëllezerit e mi “. Shokët e pyeten : ” A nuk jemi ne vëllezërit e tu o i Dërguari i Allahut? Ai u përgjigj: ” Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ata që nuk kanë ardhur ende”. Ata e pyeten : ” Si i njeh ata që nuk kanë ardhur ende nga umeti yt o i Dërguari i Allahut? Ai tha: ” Nëse një njeri ka një tufë me kuaj me balluke të bardha në mes të një tufe tjetër me balluke të zeza, a do të jetë në gjendje ai ti dallojë kuajtë e tij? Ata u përgjigjën: “Sigurisht , o i Dërguari i Allahut!”. Ateherë ai tha: ” Ata vëllezërit e mi do të vijnë me shenja dalluese nga abdesi i tyre dhe unë do tu paraprij atyre në burimin tim .Por do të jetë një grup njerëzish , të cilët do të rrinë larg nga burimi im ashtu sikurse rri deveja e humbur. Unë do t´i thërras ata që të afrohen. Do të thuhet: ” Këta i ndryshuan cështjet pas teje”. Atëhere unë do të them: ” Rrini larg, rrini larg!”.