Ibn Mesudi r.a. tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ: “Cila vepër është më e dashur për Allahun?” Më tha: “Të falesh namazet (e detyruara) në kohët e tyre më të para të përcaktuara për t’i falur.” E pyeta: “Po pastaj?” Më tha: “Të jesh i mirë dhe i përkushtuar ndaj prindërve duke përmbushur detyrimet ndaj tyre.” Përsëri e pyeta: “Po pas kësaj?” Më tha: “Të marrësh pjesë në Xhihnd (Lufta e Shenjtë) për Hir të Allahut (që Fjala e Tij të jetë triumfuese dhe më e larta).” Këto m’i tha i Dërguari i Allahut ﷺ dhe po ta kisha pyetur për më shumë, sigurisht që do të më kishte treguar më tepër.” (527) (Buhariu)