Ibn Abbasi r.a. tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. disa muslimanë ishin me idhujtarët duke e shtuar numrin e tyre (kundër musli- manëve). Mund të ndodhte që ndonjë shigjetë e lëshuar të qëllonte ndonjërin prej atyre muslimanëve dhe ta vriste atë, ose që ndonjëri prej tyre të goditej me shpatë dhe të vritej. Për këtë Allahu zbriti ajetin: “Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e po e ngarkonin veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t’u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!” (Kuran, 4:97).