Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kur Allahu i dëshiron një robi të Vet diç të mirë (hajr), Ai ia shpejton dënimin në këtë botë, ndërsa kur All-llahu dëshiron që një rob të Vetin ta qëllojë e keqja (sherr), Ai ia lë mëkatet e pafalura në këtë botë, ashtu që të vijë me mëkate në Ditën e Gjykimit dhe aty e gjen e keqja.” Pejgamberi s.a.v.s. po ashtu ka thënë: “Vërtet madhësia e shpërblimit është sipas madhësisë së vështirësisë (fatkeqësisë).
Vërtet All-llahu kur e do një popull, e sprovon me fatkeqësi. Kush është i kënaqur me All-llahun në fatkeqësi (bela), edhe All-llahu është i kënaqur me të, ndërsa kush hidhërohet për këtë, edhe All-llahu hidhërohet me të.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)