Tri Xhamitë më me vlerë

Xhabiri transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Namazi në xhaminë e shenjtë (në Mekë) është i vlefshëm sa njëqind mijë namaze në ndonjë vend tjetër. Namazi në xhaminë time (në Medine) është i barazvlefshëm me njëmijë namaze falur diku tjetër. Një namaz në Bejt El Makdes (në Kuds) është i barazvlefshëm me pesëqind namaze diku tjetër”. ( Hadith Daif,Temamul Minneh)

Ahmedi transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Falja e namazit në xhaminë time është më e mirë se njëmijë namaze diku tjetër, përvec atyre namazeve që falen në xhaminë e shënjtë. Namazi në xhaminë e shenjtë është njëqind herë më i mirë sesa namazi në xhaminë time.”

Profeti alejhi selam ka thënë: ” Njeriu nuk merr ndonjë udhëtim me qellim shpërblimi përvecse në tri xhami; në xhaminë e shenjtë (në Mekë) , këtu në xhaminë time (në Medine) dhe në Mesxhid El Aksa (në Kuds)”.