Ëmbëlsia e Imanit (Besimit)

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka transmetuar se Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të, tha: “Janë tri gjëra, kushdo që i ka ato, ka gjetur ëmbëlsinë e imanit (besimit): Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të dashur për të se çdo gjë tjetër, kur dikënd e do vetëm për hir të Allahut dhe kur urren kthimin në kufër (mohimin), pasi Allahu e shpëtoi prej tij, ashtu siç urren hedhjen në zjarr.” (Buhariu dhe Muslimi )
Muslimani, zemrën e të cilit e ka pushtuar imani (besimi), duke shijuar ëmbëlsinë e imanit, ndien qetësinë e zemrës e të shpirtit.
Muslimani, që e do Allahun e Madhërueshëm dhe të Dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të, i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Nga sa shpjeguam më lart, konkludojmë:
1. Domosdoshmërinë e dashurisë ndaj Allahut të Madhërueshëm dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të, mbi mbarë krijesat.
2. Të mos u bindet njerëzve për kundërshtimin e urdhërave të Allahut të Madhërueshëm dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të.
3. Dashuria e muslimanit ndaj vëllait të vet për hir të Allahut të Madhërueshëm është tregues i besimit (imanit) të plotë.
4. Muslimani duhet të urrejë kufrin (mohimin), ashtu siç urren hedhjen e tij në zjarr.
5. Ai që i gëzon këto cilësi, gjen qetësi në zemër e në shpirt.