Njësimi i Allahut në Emrat dhe Cilësitë e Tij

Ta njësosh Allahun në Emrat dhe Cilësitë e Tij do të thotë ta përshkruash Allahun me ato Emra dhe Cilësi me të cilat Ai e ka përshkruar veten dhe me ato Emra dhe Cilësi me të cilat i Dërguari i Allahut alejhi selam e ka përshkruar Atë, pa ia dhënë ato krijesave, pa i bërë atyre koment si dhe pa i krahasuar ato me emrat dhe cilësitë e krijesave. Allahu thotë: “Asnjë send nuk është si Ai; Dëgjuesi dhe Shikuesi.” (Shura: 11)