Njeriut i nevojitet praktikimi rreth dickaje, në mënyrë që morali ti behet veti dhe traditë, ndaj, nëse do të duam një rini të mirë, duhet ti ushtrojmë ata në punë të mira e të pëlqyera që në vegjëli. Në krye të këtyre punëve qëndron namazi, Profeti alejhi selam na ka qartësuar moshën më të përshtatshme për tu mësuar fëmijëve tanë namazin. Ai thotë: ” Urdhërojini fëmijët tuaj me namaz, që kur janë në moshën shtatë vjecare, dhe goditini lehtë nëse nuk e bëjnë këtë në moshën dhjetëvjecare , dhe po nëkëtë moshë ndajini nga shtrati.”
Në këtë moshë fëmija duhet që ti bindet e ti përgjigjet pozitivisht kërkesave të prindërve të tij. Prindërit duhet ta nxisin fëmijën e tyre në zbatimin dhe praktikimin e fesë, duke mos ia rënduar përsa i përket faljes së namazit vullnetar apo të pëlqyeshëm, por duke u mjaftuar me namazet farze (të detyrueshme), në mënyrë që këto cështje fetare ti bëhen të dashura në zemrën e tij.
Impenjimi i prindërve në kryerjen e namazeve në kohën e tyre , marrja e fëmijës në xhami, si dhe prezenca e fëmijës në disa punë të caktuara , janë prej ushtrimit që i bëhet fëmijës. Theksojmë se fëmija nuk duhet të goditet në këtë moshë (shtatevjecare), goditja që është përmendur në hadith vjen tre vite më vonë, në moshën dhjetë vjecare, gjatë këtyre viteve fëmija mësohet dhe ushtrohet.
Bëjmë një llogari të shkurtër: 3*12 bëjnë 36 muaj, 36 muaj *30 ditë bëjnë 1080 ditë, 1080 ditë *5 namaze bejnë 5400
Mendoni dhe imagjinoni nëse babai ka urdhëruar fëmijën e tij 5400 herë në mënyra të ndryshme , duke e inkurajuar , duke i ofruar ndonjë dhuratë a shpërblim, duke e marrë me vete në xhami, a do mund ta refuzonte fëmija pas gjithë këtyre përpjekjeve namazin?
Thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: [Kuran a=”20-Taha:132″]
Pas urdhërit për durim, vjen radha e gjuajtjes dhe e goditjes e cila duhet të jetë e lehtë dhe e padëmshme, sepse qëllimi i saj është vetëm edukimi i fëmijës. Nëse shohim nga fëmijët tanë neglizhencë apo përtaci ndaj namazeve, duhet të shohim më parë në moralin dhe edukatën tonë përpara se ta qëllojmë atë.