Përgjegjësia në Kuranin Famëlartë

Fjala “përgjegjësi” është përmendur në Kuranin famëlartë në shumë versete, ndër të cilat përmendim:
[Kuran a=”17-El-Isra:36″][Kuran a=”17-El-Isra:34″][Kuran a=”33-El-Ahzab:15″][Kuran a=”25-El-Furkan:16″]

Në këto ajete Kuranore verejmë se fjala përgjegjësi vërtitet rreth disa cështjeve:
1. Përgjegjësia e premtimit
2. Përgjegjësia e testamentit, amnetit dhe ndaj jetimit
3. Përgjegjësia e njeriut ndaj vetes se tij , gjymtyrëve te trupit , të mos dëshmojë rrejshëm dhe të mos flasë vetëm se në bazë e dijes dhe të njohurive.
Ja se si është komentuar ajeti vijues nga studiuesit e Kuranit: [Kuran a=”17-El-Isra:36″]
“Mos shko” : ka thënë Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)dmth “mos fol”, pra mos fol për ato cështje që nuk ke njohuri, ndërsa Muhamed bin El Hanefije ka thënë: ” …kuptimi i saj është për dëshmitë e rrejshme”.
Allahu i Lartësuar na ka ndaluar që të flasim pa fakte e pa dije, na ka ndaluar që të flasim me hamendje e paragjykime. Ai thotë në Kuran:[Kuran a=”49-El-Huxhurat:12″]
Ndërsa Profeti alejhi selam ka thënë: ” Mjerë për ju nëse ecni me hamendje, sepse hamendja është biseda më e rrejshme”.
Në një tjetër hadith thuhet: ” Nga pavërtetësitë më të mëdha , është kur njeriu pohon atë që nuk e ka parë”.
Këto të gjitha” – është një sinjalizim për gjymtyrët e njeriut dëgjimi, shikimi dhe zemra. Ka për tu pyetur njeriu për to në Ditën e Gjykimit, se cka bëri e cka punoi me to.
Transmetohet se Katadja ka thënë: ” Mos thuaj e pashë për atë që në të vertetë e ke parë, apo dëgjova për atë që se ke dëgjuar, sepse Allahu ka për të të pyetur për të gjitha këto në DItën e Gjykimit”