është e drejta e prindërve që të kënaqen duke kalaur një jetë të bukur e të lumtur. Plotësimi i kënaqësisë epshore është një ndër qellimet e shumta të martesës, ndaj Profeti alejhi selam ka udhëzuar që muslimani ta kënaqë dëshirën dhe epshin e tij në hallall (ata që i lejohet). Kur shokët e Profetit alejhi selam e pyetën a merr shpërblime një person kur e kënaq epshin me gruan e tij? Ai u tha: ” Si mendoni? Nëse do ta shfrynte epshin në haram a do të ngarkohej me gjynahe? “ Thanë: “Po o i Dërguari i Allahut”. Tha: ” Po kështu nëse e bën këtë në hallall ka për tu shpërblyer”.
Shejtani i mallkuar është armiku i përbetuar i njeriut, e duke qenë i tillë nuk mund ti shpëtonte momenti kur kryhet kontakti intim, pa u përfshirë e pa shfaqur armiqësinë e tij ndaj njeriut , prandaj profeti i Allahut ka lajmëruar dhe na ka këshilluar që ti mbrojmë pasardhësit tanë prej shejtanit që nga ky moment. Thotë Profeti alejhi selam: ” Nëse ndonjëri prej jush , kur kryen marrëdhënie intime thotë “Bismilah”! (O Allah largoje shejtanin prej nesh, largoje atë nga ajo që na ke furnizuar , nëse atyre i është caktuar që të kenë fëmijë nga ky kontakt, atëherë këtë fëmije nuk e dëmton kurrë shejtani)”.
Nëse ne do ti mendonim sadopak këto fjalë profetike, do ta kuptonim se nga mospërmendja e Allahut të Lartësuar në momentin e kontaktit intim , shejtani i mallkuar i ka aptuar dhe i ka prekur shumë njerëzit.