Shkaqet që cojnë në dëshpërim -3- Harresa e mirësive, që Allahu (xh.sh) i ka dhuruar njeriut

Ky artikull është vazhdimi i: Shkaqet që cojnë në dëshpërim -2- Lidhja me krijesën ejo me Allahun (xh.sh)

Kjo është fatkeqësia që vjen prej mosnjohjes së Allahut (xh.sh) dhe mosmirënjohjes së mirësive të Tij. Dihet se mirësitë e Allahut (xh.sh) ndaj robit të Vet janë të panumërta, pa përmendur këtu mundësinë që Ai u jep atyre për ta falënderuar. Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”14-Ibrahim:34″]
Njeriu nuk mund të dalë nga mirësia e Zotit të vet, nga bekimi dhe bamirësia e Tij. Allahu (xh.sh) në Kuran thotë: [Kuran a=”16-En-Nahl:53″]
Madhështia i përket Atij që nuk i ka lënë asnjë prej krijesave të Tij aftësinë e njohjes dhe të numërimit të të gjitha mirësive të Tij, por u ka dhënë dijen të kuptojnë pamundësinë per ti njohur.

Mirësitë e Allahut janë tri llojesh:
Mirësi e provuar, të cilën njeriu e njeh; mirësi e pritur, që ai e lut atë dhe mirësi që ai nuk e ndien. Kur Allahu (xh.sh) dëshiron që mirësia e Tij të plotësohet, ia bën të njohur njeriut mirësinë e Tij të tanishme dhe i jep nga ajo një masë të caktuar, që të mos endet më kot, sepse kjo do të ishte më gjynah. Ai e kushtëzon atë mirësi me falënderim, i jep sukses për të vepruar vepra që sjellin mirësinë e pritur. Allahu (xh.sh) i bën të ditur mirësitë në të cilat njeriu është, por nuk i ndien. Tërë mirësitë janë prej Tij, përmendja e tyre dhe falënderimi për to nuk arrihen veçse me ndihmën e Tij. Krijesat nuk i janë larguar falënderimit të mirësive të Tij vetëm se prej paditurisë dhe mosmirënjohjes. Atyre, për këto dy shkaqe, u është privuar njohja e mirësive e nuk mund të përfytyrohet falënderimi i një mirësie vetëm se pas njohjes së saj.

Ata, nëse mësojnë një mirësi, mendojnë se falënderimi për të është vetëm të thonë me gjuhë: “Faleminderit ty, O Allah!”, duke mos ditur se kuptimi i falënderimit është që njeriu ta përdorë këtë mirësi për të plotësuar atë urtësi për të cilën kjo mirësi u dha, e, që, në vetvete, është bindja ndaj Allahut (xh. sh). Pasi njeriu arrin të njohë këto dy gjëra, nuk e ndal nga falënderimi i Allahut (xh.sh) veçse sundimi i epshit dhe i djallit.

Një grup tjetër krijesash njeh si mirësi vetëm ato që i shijojnë në këtë botë, siç përmendin edhe disa dijetarë të hershëm: “Kush nuk njeh si mirësi të Allahut (xh.sh) ndaj tij veçse ushqimin e pijen, atij i është pakësuar dija dhe i është afruar ndëshkimi.” Ka njerëz, që e shohin mirësinë në veten e tyre vetëm tek e ngrëna, e pira dhe martesa. Disa e shohin mirësinë tek posti dhe pozita; më lart se këta janë ata që e shohin mirësinë tek besimi dhe veprat e mira. Por të urdhërojë për të forcuar besimin, nuk e konsideron si mirësi, por e sheh si të dëmshme që duhet lënë. Ka nga ata, që këto mirësi i shohin vetëm kur shpëtojnë nga ndonjë e keqe ose kur përfitojnë prej saj. Nëse ndodh të plagoset apo të preket tek fëmijët ose pasuria, e konsideron atë fatkeqësi e jo mirësi. Ai hidhërohet aq thellë, saqë harron mirësitë e tjera të Zotit të vet. Ai (individi) thotë se mirësi është ajo që i bën mirë njeriut, kurse ato, që ia lëndojnë shpirtin, nuk janë më mirësi, por fatkeqësi. S’ka dyshim se këto janë të tilla, duke parë pikërisht faktin se ato lëndojnë. Ky është motivi që njeriu është urdhëruar të durojë.

Në një ndodhi apo fakt bashkëjetojnë fatkeqësia dhe mirësia. Lum ai që i dhurohet njohja e të dyjave, ku, edhe pse lëndohet prej së parës; ngushëllohet me të dytën. Pra, s’ka asnjë kundërshti mes ekzistencës së një fakti, fatkeqësi nga një anë dhe mirësi nga ana tjetër. Duke e parë nga ana e lëndimit, ajo është fatkeqësi dhe, duke e parë nga , ana e mëshirës, që ajo sjell, është mirësi, pasi prej saj fshihen gabimet dhe njeriu shpërblehet me durimin që bën për të. Kjo ngjan me të sëmurin, kur ai pi mjekimin, që është me shije dhe erë të keqe. Ajo është fatkeqësi, duke parë hidhësinë e saj, por është edhe mirësi, duke parë se largon sëmundjen, me lejen e Allahut (xh.sh), e cila (sëmundja) është më dëmsjellëse se pirja e mjekimit, është e keqja më e vogël, e cila heq më të madhen. Si mund t’u shkojë përshtat besimtarëve, kur u bie ndonjë fatkeqësi, të harrojnë mirësitë e Allahut (xh.sh), të shkuara e të tashme, të dukshme e të padukshme e të bëhen robër të dëshpërimit, i cili i verbon nga dhuratat dhe mirësitë e Tij të njëpasnjëshme sa edhe frymëmarrja e tyre?! Ata, as nuk lëvdojnë Zotin e vet për ato mirësi të vazhdueshme e as nuk durojnë për atë që u ra, pa marrë parasysh faktin që nuk e kanë parë fatkeqësinë e tyre si sprovë, që në brendësi të saj bart dhuratën e Dhuruesit të Mëshirshëm e të Butë.

Omer bin Hatabi (r.a) ka thënë: “Për çdo fatkeqësi, që më ka rënë, kam parë në të katër mirësi të Allahut (xh.sh): sepse nuk është fatkeqësi që prek fenë time, sepse ka edhe më të madhe se ajo, se nuk jam privuar nga pranimi i saj dhe të kërkoj të shpërblehem për të.”

Besimtari nuk duhet të mohojë mirësinë e të mos urrejë’për fatkeqësinë, por në mirësi të falënderojë e në fatkeqësi të durojë. Nëse mirësitë e vogla nuk lënë asnjë shenjë tek ai, pa dyshim se edhe për të mëdhatë nuk do të falënderojë. Nuk mund të shtohen mirësitë e të largohen fatkeqësitë vetëm se duke falënderuar Allahun (xh.sh). Ato u shtohen edhe atij që i vë ato në shërbim të Tij. Allahu (xh.sh) thotë: “ Ne i dhurojmë mirësi njeriut, ai shmanget dhe tërhiqet (nga detyrimet e mirënjohjes ndaj Krijuesit); por, kur e godet e keqja, ai pikëllohet. Thuaj: [Kuran a=”17-El-Isra:83″][Kuran a=”17-El-Isra:84″]

Ky ajet nxjerr në pah një prej cilësive të njeriut, se ai është mosmirënjohës dhe mohues. Nëse atij i bie ndonjë mirësi, pretendon se atë mirësi e pasuri që ka, e ka prej vetes së vet, dijes, përpjekjes, aftësisë dhe administrimit të vet. Nëse i bie fatkeqësia, është i pashpresë, i pakënaqur, i hidhëruar, i zemëruar me Zotin e vet, ankohet me drejtësinë e Allahut (xh.sh) dhe urtësinë e Tij. Kurani deklaron hapur këtë cilësitë lartpërmendur në ajetin kuranor:[Kuran a=”100-El-Adijat:6″].

Është mosmirënjohës se përmend fatkeqësitë dhe harron mirësitë. Njeriu mban mend një gjë të vogël, të keqe dhe harron mirësitë e shumta që i ka fal Allahu (xh.sh). Por besimi te Allahu (xh.sh.) si Zot, Veprues, Mëshirues, i Butë me robërit e vet, mbetet më i miri shpëtim dhe mbrojtje nga e keqja dhe lemeria, më i miri ngushëllim për durim, pranimin e caktimit dhe lavdërimin e Allahut (xh.sh), ashtu siç i takon Atij në çdo rast. Këtu, njeriu s’ka pse të hidhërohet, kur ka Allahun (xh.sh).

Lexo shkakun e katërt: Veprat e këqija dhe mosbindja