Udhëzimi i personit në Islam dhe në rrugën e mirë

Nga gjurmët direkte të thirrjes tek Allahu është udhëzimi i njerëzve në Islam. Është vërtet përgëzim për atë të cilit Allahu i jep sukses dhe e bën shkak në udhëzimin e krijesës së Tij, sikurse i tha i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – Aliut – Allahu qoftë i kënaqur me të – kur e nisi për çlirimin e Khajberit: [Hadith h=”Buhari:3009″] e synimi është mos të jetë shqetësimi yt plaçka e luftës dhe kënaqësia e dynjasë por ki për shqetësim dhe synim udhëzimin e krijesave në Islam.

Na bëj ne o Allah udhëzues të udhëzuar jo humbës të humbur.

Udhëzimi i personit është ose (duke udhëzuar muslimanin) në rrugën e vërtetë dhe bindjen karshi Mëshiruesit, ose nëpërmjet udhëzimit të jomuslimanit në Islam. Që të dyja përbëjnë për ty një shpërblim madhështor deri në Ditën e Kiametit. Dhe nëse nuk mundesh vëlla i dashur të ndikosh në udhëzimin direkt të njerëzve ose sepse ke mangësi njohurish në këtë lëmi, ose se nuk të është dhënë shansi apo mënyra e përshtatshme për këtë, atëherë dije se Allahu ka mundësuar që në vendin tonë të ketë qendra të thirrjes veçanërisht të jomuslimanëve ose të mbarëvajtjes së muslimanëve si: qendrat e ndërgjegjësimit të pakicave apo komitetet dhe shoqatat e ndihmës, nisur nga këtu ti kontribuo krahas atyre e të fitosh shpërblimin e udhëzimit të njerëzve. Pastaj me këtë ti përfiton një shpërblim të shumëfishtë pasi shpërblimi për punët e të udhëzuarve për shkakun tënd ose në duart e tua të shtohet ty, ka thënë Xherir bin Abdullahu – Allahu qoftë i kënaqur me të -: ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -:[Hadith h=”Muslim:1017 a”]

Nga Ibn Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -:[Muslim h=”Muslim:1893 a”]

Ndërsa nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se i Dërguari i Allahut ka thënë:[Hadith h=”Muslim:2674″]

Prej mjeteve të udhëzimit janë dhe publikimet e librave dhe kasetave etj sikurse është parapërmendur kjo në kapitullin Dituria e Dobishme. Gjithashtu përkujdesi yt monetar për thirrjen tek Allahu në viset e tokës bën që për ty krahas thirrësve që do angazhohen të jetë shpërblimi i kujt udhëzohet në duart e tyre.