Ka thënë i Lartësuari: [Kuran a=”17-El-Isra:1″] pra ajo është kibla-pikëorientimi i parë dhe vendi nga ku i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – bëri Isranë dhe Miaraxhin (natëngjitjen) në qiell.
Është një nga xhamitë drejt së cilës ligjërohet të bëhen udhëtime, nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të -, nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – vjen se ka thënë: “Nuk ndërmerren udhëtime përveçse drejt tre xhamive, Xhamisë së Shenjtë (Qabeja), Xhamisë së të Dërguarit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – dhe Xhamisë Aksa”, gjithashtu prej mirësive të saj është çfarë na ka transmetuar Abdullah ibn Amër ibnul Asi – Allahu qoftë i kënaqur me të dy -, nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – se ka thënë: “Kur Sulejmani i biri i Daudit përfundoi së ndërtuari Kudsin (Xhaminë Aksa) iu lut Allahut për tre (gjëra), urtësi të përkojë me urtësinë e Tij, sundim që të mos e ketë askush pas tij si dhe që të mos vijë ndokush që synon vetëm faljen në këtë Xhami vetëmse të dalë prej xhynaheve të tij i tillë si ditën kur e lindi e jëma. Dhe Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – tha: Përsa i përket dy iu dhanë, dhe shpresoj se i është dhënë edhe e treta”.(I saktë, transmetuar nga Ibn Maxhe në “Ikametus Salauati ues Suneti Fiha” (1408)