Rregulli bazë se si duhet të sillemi me cilindo që merr nën kujdestari çështjet tona, është: ”Nuk mund t’i nënshtrohesh një njeriu (krijese), duke thyer urdhrat e Krijuesit”. Këtë rregull, disa e kuptojnë si një domosdoshmëri rebelimi ndaj kujdestarit. Ky koncept nuk është i saktë, sepse refuzimi i bindjes nuk ka domethënie që të rebelohesh ndaj të parit.
Prandaj në lidhje me këtë, Zoti i botëve u thotë në Kuran:[Kuran a=”31-Lukman:15″] Nëse të dy prindërit e urdhërojnë djalin e tyre që t’i thyejë urdhrat e Allahut, ai nuk ka të drejtë që të sillet dhe t’i trajtojë keq ose t’i braktis ata, sepse, Allahu i ka dhënë atij të drejtën që të mos i bindet urdhrit të tyre.
Por nga ana tjetër, ai duhet t’i shoqërojë ata me mirësi, sepse ky është një obligim fetar. Fjala ”shoqëri” do të thotë ”shoqërim”. Kështu që, nëna dhe babai janë dy shokë që i bashkon një jetë mbi bazën e lidhjeve të mira edhe nëse ata të dy sillen keq me ty. Ibrahimi (a.s.), iu drejtua babait të tij me butësi dhe mirësi, megjithëse i ati ishte mosbesimtar dhe e urdhëronte të mos besonte. Allahu i Lartësuar, këtë bashkëbisedim midis Ibrahimit (a.s.) dhe babait të tij Azar, na e tregon në këto vargje: [Kuran a=”19-Merjem:45″][Kuran a=”19-Merjem:46″][Kuran a=”19-Merjem:47″]
Gjithashtu, Ismaili (a.s.), në kohën kur babai i tij Ibrahimi (a.s.) e njoftoi se do ta flijonte dhe mësoi se ky ishte urdhër prej Allahut nëpërmjet ëndrrës. Bindja, nënshtrimi dhe edukata e të birit me babain shpalosen në këtë mesazh kuranor:[Kuran a=”37-Es-Saffat:102″] Kjo eshte forma me e shkelqyer dhe me e bukur e respektimit te prinderve.
Nëse prindërit na urdhërojnë të kryejmë një vepër që është e ndaluar nga ana fetare, apo të mos kryejmë obligimet, atëherë: ” Kush nuk e vepron një vepër për hir të Allahut, Ai do t´ia zëvendësojë me një më të mirë se ajo”.
Muadh bin Xhebel (r.a) ka thënë: ” Mos i shoqëro Allahut asgjë në adhurim, edhe nëse ata të urdhërojnë që të dalësh prej të afërmve dhe pasurisë tënde” Mos bëj pazar me parimet e tua, dhe dije se vlera e vertëtë e muslimanit buron nga devotshmëria në besim, nga vlerat, dhe nga principet e tij, që janë çështje të vyera dhe fisnikenë jetën e tij, kështu që, nxirri në pah aftësitë personale në realizimin e interesave të tua në kuadër të parimeve, virtyteve dhe vlerave që ke.
Allahu e mëshiroftë personin që ka thënë: “Përmbaju rrugës së Vërtetë dhe mos u ndiej i vetmuar për shkak të ndjekësve të pakët të saj. Kujdes nga rruga e gabuar dhe mos të të mashtrojë shumica e të shkaterruarve“.