Të vizituarit dhe të dashurit për hatër të Allahut

[Hadith h=”Buhari:660″][Hadith h=”Muslim:2567 a”][Hadith h=”Tirmidhi:2390″]
Nga Ebu Idris el Khaualani Allahu e mëshiroftë vjen se ka thënë hyra në një xhami të Damaskut kur ja nja djalosh mbuluar nga hijeshia dhe me të njerëzit. Kur ata debatonin në diçka bazoheshin tek ai dhe importonin prej mendimit të tij. Pyeta për të dhe më thanë: Ky është Muadh ibn Xhebeli. Të nesërmen emigrova dhe e gjeta të kish emigruar (shkuar) para meje, e gjeta të falej dhe e prita derisa e kreu faljen e tij pastaj i erdha nga përpara i dhashë selam dhe më pas i thashë: Për Allahun që unë të dua për hatër të Allahut! Tha: A për hatër të Allahut? I thashë: Për hatër të Allahut. Tha: A për hatër të Allahut? I thashë: Për hatër të Allahut. E tërhoqi anën e rrobës dhe më afroi tek vetja. Tha: Përgëzime. Vërtetë që kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë: “Allahu i Lavdishëm dhe i Lartësuar ka thënë: Dashuria Ime është fakt për ata që duhen për hatrin Tim, për ata që kuvendojnë për hatrin Tim, për ata që vizitojnë njëri-tjetrin për hatrin Tim dhe për ata që shpenzojnë për hatrin Tim”. Transmetim i saktë, transmetuar nga Maliku në “El Muetea” (1711)