Këpucët mund të pastrohen duke i fërkuar ato me tokën, derisa pjesa e mbetur e papastërtisë të hiqet.
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ m ka thënë: ” Nëse ndonjëri nga ju ka shkelur mbi një papastërti, atëherë dheu është pastrues për këpucët tuaja”. (Sahih Ebu Daud 385)
Në një transmetim tjetër thuhet : “Nëse ndonjëri prej jush shkel në ndonjë papastërti , ndërkohë që i ka këpucët veshur , dheu do ti pastrojë ato). ( Sahih Ebu Daud 386)
Ebu Seid transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kur një njeri vjen në xhami, le të shikojë këpucët e tij. Nëse gjen ndonjë papastërti , atëherë ai duhet t´i fshijë duke i fërkuar me token dhe pastaj të falet me to”.(Sahih Ebu Daud 650)
Meqë këpucët janë në kontakt të vazhdueshëm me papastërtitë, atëherë është e mjaftueshme vetëm fërkimi i tyre pas tokës. Kjo është e ngjashme me rastin e vendit të kryerjes së nevojave personale, ku njeriu shkon disa herë dhe mund të ndotet me papastërti.