Durimi i Profetit Muhamed ﷺ kur i vdiq nipi i vogël

Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Hâritheja – rob i liru­ar i të Dërguarit të All-llahut ﷺ, i dashur i tij dhe bir i të da­shurit të tij r.a., se ka thënë: “Vajza e Pejgamberit ﷺ më dërgoi tek alejhis selami me porosi se djalin e ka të sëmurë për vdek­je, që të vijë tek ajo.
Pejgamberi e kthen me selam dhe i thotë: “Vërtet, e All-llahut është gjithçka që merr, gjithçka që jep dhe çdo gjë tek Ai është e afatizuar, andaj le të bëjë durim duke lloga-ritur shpërblim me të tek All-llahu.”
Vajza e alejhis selamit e dërgoi përsëri dhe i betohet që të vijë. (Alejhis selami) U ngrit në këmbë, e me të ishin: Sa’d ibn Ubade, Muadh ibn Xhebel, Ubej ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit dhe të tjerë radijall-llahu anhum.
Kur erdhi Pejgamberi te vajza e tij ia dhanë fëmijën në duar, ky e mori në prehrin e vet, trupi i dridhej ndërsa lotët i rridhnin rrëke. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i Dërguari i All-llahut? (Pejgamberi) Tha: “Kjo është mëshirë të cilën All-llahu e vendos në zemrat e robërve të Tij.”
Kurse sipas një transmetimi tjetër: “Në zemrat e robërve të Tij që Ai dëshiron. Dhe njëmend, All-llahu bën mëshirë ndaj robër­ve të Tij të mëshirshëm.”