Llojet e lutjeve

Lutjet jane dy llojesh; Lutje qe permbajne adhurim e lavderim dhe lutjet qe permbajne kerkese. Te dy llojet ecin perkrah njeri tjetrit. Cdo lutje eshte adhurim qe permban ne vetvete kerkese dhe ne te kundert qe te dyja jane vec per Allahun perndryshe nuk ka dobi sic thote dhe Ibn Tejmije.

1. Lutje qe permban adhurim dhe lavderim. Kjo lutje permbledh te gjitha veprat e mira te dukshme apo te padukshme (fshehta), sepse ky besimtar me fjale dhe me pune e adhuron Allahun. Ketu futet dhikri dhe falenderimi i Allahut si dhe levdimi i Tij.

2. Lutje kerkese eshte ajo lutje nepermjet se ciles utesi lutet per nje te mire , dobi ose per largimin e nje demi. Kjo lloj lutje mund te pranohet ne dynja pa iu mbetur gje ne ahiret sic thote Allahu i Madheruar ne Kuran:” Dhe ka prej njerezve qe thone: O Zoti yne, na jep te mira ne kete bote , dhe keta nuk kane asnje te mire ne boten tjeter (ahiret)“.( Suretu El-Bekare 200).

Lutesit e lutjes ne formen e kerkeses, Allahu i Madheruar i ka ndare ne dy grupe sipas vendit qe pranohet duaja: Grupi i pare; Njerez qe e lusin Allahun e madheruar vetem per kete dynja, sic thote Allahu i madheruar: ” Dhe ka prej njerezve qe thone: O Zoti yne, na jep te mira ne kete bote , dhe keta nuk kane asnje te mire ne boten tjeter (ahiret)“.( Suretu El-Bekare 200). Ketu ne dynja Allahu i madheruar u pergjigjet lutjeve te tyre, por atyre nuk u mbetet asgje per ahiret.

Grupi i dyte: Njerez te cilet i ka lavderuar Allahu sepse diten sesi te luten. Ata e ndane lutjen ne tre pjese: nje pjese per kete dynja duke kerkuar miresi ne te dhe dy pjeset e tjera kerkuan lutje per miresi ne xhenet dhe mosdenimin ne xhehenem. Thote Allahu i madheruar: ” Dhe ka prej tyre qe thone: O Zoti yne, na jep miresi ne kete dynja dhe ne boten tjeter ne ahiret dhe na ruaj nga zjarri i xhehenemit.” (suretu El-Bekare, 201)

Plotesimi i lutjes eshte nga ajo qe Allahu u ka bere rrisk. ” Ketyre do tu jepet shperblim per ate qe kane bere. Allahu eshte i shpejte ne llogari.” (Suretu El-Bekare,202).