Kuvendet (vendqëndrimet) e dhikrit

Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Nuk tubohet një grup njerëzish në një shtëpi prej shtëpive të Allahut duke lexuar Librin e Allahut dhe studiuar atë midis tyre, përveçse e atyre u zbret prehje, i kaplon mëshira, i qarkojnë engjëjt dhe i përmend Allahu tek kush gjendet tek Ai (në shoqërinë e Tij hyjnore)”. Këto janë ato mirësitë e mëdha dhe katër dhuratat e mëdha që jep Allahu veçanërisht për kuvendet e dhikrit (përkujtimit).

Po nga ai (Ebu Hurejra) – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Allahu ka ca engjëj që vërtiten rrugëve në gjetje të dhikërbërësve. Kur gjejnë një grup njerëzish që kujtojnë Allahun e thërrasin njëri-tjetrin hajdeni tek çfarë kërkoni, tha: I qarkojnë ata me krahët e tyre deri në qiellin e dynjasë, tha: I pyet ata Zoti i tyre duke qenë më i ditur se ata: Çfarë thonë robërit e Mi, tha: Thonë: Të adhurojnë pa të vënë të meta, të Lartëmadhërojnë, falënderojnë dhe thurrin lavde, tha: Ndërkaq Ai thotë: Po a më kanë parë ata Mua?, tha: Thonë: Jo për Allahun nuk të kanë parë, tha: Thotë: Si do qe nëse do më kishin parë?, tha: Thonë: Nëse do të kishin parë do të adhuronin më fuqishëm, do të thurin lavde më shumë dhe do t’i shtonin më shumë tesbihët (lartmadhërimet për Ty), tha: Thotë: Çfarë më kërkojnë?, tha: (Thonë:) Të kërkojnë ty Xhenetin, tha: Thotë: Po a e kanë parë ata atë?, tha: Thonë: Jo për Allahun o Zot nuk e kanë parë, tha: Thotë: Po si do qe nëse do e kishin parë?, tha: Thonë: Nëse ata do e kishin parë atë do qenë më ngulmues në të, do e kërkonin më shumë dhe do posedonin një lakmi më të madhe për të, tha: Po nga çfarë më kërkojnë Mua t’i mbroj?, tha: Thonë: Nga Zjarri, tha: Thotë: Po e kanë parë ata atë?, tha: Thonë: Jo për Allahun o Zot nuk e kanë parë, tha: Thotë: Si do qe nëse do t’a kishin parë?, tha: Thonë: Nëse do ta kishin parë do qenë në një arrati më të fuqishme prej tij dhe do posedonin një frikë më madhështore prej tij, tha: Thotë: Po u dëshmoj se Unë i kam falur, tha: Thotë një engjëll prek engjëjve: Mes tyre është edhe filani që s’është prej rangut të tyre porse erdhi për një nevojë, tha: (Thotë:) Ata janë kuvenduesit me të cilët kush qëndron nuk pikëllohet”. (Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “Ed Deauet” (6408) dhe Muslimi në “Edh Dhikër ued Dua uet Teube uel Istigfar” (2689)