* Është kushti i dytë i Islamit.
* Është gjëja e parë për të cilën njeriu do të japë llogari. Po qe se namazi është i rregullt, atëherë do t’i shkojnë në rregull të gjitha punët, dhe e kundërta.
* Është shenja që përcakton besimtarët e devotshëm. Allahu thotë duke përshkruar besimtarët e devotshëm: “Dhe ata që e kryejnë namazin.”
* Ai që i kushton rëndësi namazit ka ruajtur fenë e tij, ndërsa kush nuk i kushton rëndësi namazit nuk i është përkushtuar fesë së tij.
* Feja zë vend në zemrën e një personi aq sa vend zë namazi.
* Namazi tregon dashurinë dhe mirënjohjen e njeriut ndaj Allahut.
* Namazi është një adhurim për të cilin Allahu ka urdhëruar të kryhet kur je udhëtar dhe vendali, kur je shëndoshë e i sëmurë etj.
* Është porosia e fundit e të Dërguarit Muhamed, alejhi selam.
* Është bërë obligim në qiell.
* Është dritë dhe shpëtim në varr dhe në Ditën e Gjykimit.
* Largon nga të shëmtuarat dhe veprat e këqija.
Allahu na mundësoftë të jemi prej atyre që e falin namazin me përkushtim dhe devotshmëri!