Lutjet që thuhen para dhe pas ushqimit

Kur fillonte të hante ushqimin, Profeti ﷺ thoshte frazën: “Bismilah” dhe këtë ua ka këshilluar edhe të tjerëve. Ka thënë se, nëse dikush harron të permend emrin e Allahut në fillim të ushqimit, le të thotë:” Bismilahi Eu-uelihi ue Akh irihi” (Me emrin e Allahut në fillim dhe në mbarim”.
Kur mbaronte së ngrëni ushqimin Profeti ﷺ thoshte: ” E falenderojmë Allahun me falenderime të shumta, të mira dhe të bekuara, të cilat janë të pamjaftueshme, falenderime të pandërprera, për të cilat kemi nevojë, o Zoti ynë”!
Gjithashtu, Buhariu transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: ” E falenderojmë Allahun i Cili na furnizoi dhe na strehoi”.
Kur i afronin ushqim dhe ai ishte agjërueshem thoshte: ” Unë jam agjërueshem”.
Nëse ishte i ftuar nga dikush për drekë, apo për darkë dhe dikush tjetër e ndiqte nga pas, Profeti ﷺ e njoftonte të zotin e shtëpisë duke i thënë: ” Ky është nisur pas meje, nëse dëshiron mund t´i japësh leje, të qëndrojë ose të kthehet”.
Gjatë ushqimit Profeti ﷺ bisedonte. Ndonjëhere ai u afronte ushqim miqve të tij gjatë ngrënies, sic veprojnë njerëzit fisnikë dhe bujarë.
Ai ulej dhe hante ushqim me të gjithë njerëzit pa përfillur pozitën e tyre gjeografike. Ai nuk tregonte mendjemadhësi ndaj miqve në sofër, si të ishin të vegjël apo të mëdhenj, të lirë apo robër, arabë apo joarabë.
Profeti ﷺ ka urdhëruar ngrënien me dorën e djathtë dhe ka ndaluar me të majtën duke thënë. ” Shejtani ha dhe pi me dorën e majtë”.