Në qoftë se njeriu gjendet në mëdyshje për ndonjë çështje pasi të ketë qenë i bindur, nuk duhet t’i kushtojë rëndësi dyshimit, por duhet të gjykojë në bazë të bindjes paraprake.
Shembulli i parë
– Ai që është i bindur se ka marrë abdes, mirëpo ka rënë në mëdyshje se a e ka prishur abdesin apo s’e ka prishur, konsiderohet se ka abdes.
Shembulli i dytë
– Nëse ndokush dyshon se a e ka falur një namaz të caktuar apo s’e ka falur, atëherë ai është i detyruar ta falë atë, ngaqë ai dyshon në kryerjen e namazit, kurse në parim duhet gjykuar se nuk e ka falur namazin, kështu që përgjegjësia e tij nuk bie derisa të sigurohet se e ka falur namazin.
Argument për këtë rregull është hadithi që e përcjell Abdullah ibn Zejd ibn Asim El Maziniju, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë se dikush i është ankuar të Dërguarit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, se nganjëherë njeriut i duket se i del diçka nga trupi gjatë namazit. I Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, i është përgjigjur: “Të mos dalë nga namazi pa dëgjuar zë ose pa ndier erë.”
[Muttefekun alejhi]