CILA ËSHTË E VËRTETA?

Sipas Islamit, Allahu i Vetëm dhe i vërtetë është Ai që ka krijuar të gjitha krijesat. Ai ka krijuar të gjithë njerëzit dhe kafshët, Tokën dhe malet, lumenjtë, detet dhe oqeanet, kodrat dhe malet, Diellin dhe Hënën, orbitën dhe gjithësinë, ditën dhe natën. Të gjitha këto krijesa, që i njohim e që nuk i njohim, që i kemi zbuluar e që nuk i kemi zbuluar, të gjitha janë vetëm disa aspekte dhe shembuj të krijimtarisë madhështore të Allahut, krijimtari kjo që nuk mund të llogaritet e as tënumërohet.
Allahu është Ai që e ka krijuar jetën dhe gjithësinë, përfshirë(elementesi) kohën, hapësirën, fuqinë (energjinë) dhe lëndën (materien). Po ashtu, Allahu është Ai që furnizon këtë gjithësi dhe këto krijesa me çdo gjë që u duhet, që njëherazi është Mbizotëruesi i tyre, duke mbikëqyrur dhe duke menaxhuar çdo gjë që ndodhnë këtë gjithësi. Disa, që kinse u thirrkan në shkencë, jetën dhe ekzistencën e tyre “të rastësishme” ia atribuojnë natyrës.
Por, në të vërtetë, për çfarë flasin ata? Për natyrën?! Atëherë, ç’është natyra? Cila është e vërteta lidhur me të? Me gjasë, pajtoheni me mua kur them se natyra përfshin Diellin, Hënën, yjet, planetët, orbitën e galaktikën, Tokën, malet, kodrat, luginat, detet e oqeanet, lumenjtë e përroskat, rërën e gurët, këto dhe gjëra të tjera. Nëse po, atëherë më thoni nëse këto gjëra janë krijuar vetvetiu?! Apo mos i paskësh krijuar njeriu?! Kurani pyet: “A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?!A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur.”(Et Tur, 35-36) Përgjigjen e këtyre pyetjeve, me një metodë të qartë dhe të prerë, na e jep vetë Kurani fisnik: “O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat).”(El Bekare, 21). “Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën për të shpallur të Vërtetën…” (Ez Zumer, 5) “Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën…”(El Enbija, 33)
Në anën tjetër, Kurani debaton me ata që e besojnë natyrën me pretekstin se nuk e besojnë Zotin ngase “thjesht” nuk e shikojne, nuk e prekin apo nuk e vërtetuakan në mënyrë eksperimentale. Dikush tregon, para ca vjetësh, një fqinj imi në Oregon, ShBA, më erdhi për vizitë në shtëpi. Biseduam për shumë gjëra, në mesin e të cilave edhe për konceptin dhe ekzistencën e Zotit. Duke e mohuar Zotin dhe i irrituar e nervoz, fqinji im e goditi me dorë tavolinën ku e kishte dhe tha: -Unë besoj në këtë tavolinë sepse kam mundësi ta prek, ta ndiej…Në bisedë e sipër,me një metodë racionale e logjike, bëra me shenjë nga poçi elektrik dhe e pyeta fqinjin: -A beson në energjinë ose në fuqinë e përçuesit elektrik?-Natyrisht, -m’u përgjigj. -Mirë. Po a mund ta shohësh fuqinë ose energjinë që e gjeneron dritën?,-e pyeta.-Jo, assesi,-m’u përgjigj. Pastaj ia bëra këto pyetje: -A ke mundësi ta shohësh me sy ajrin që ne e thithim?- Po ndjenja, ke? Ç’ngjyra kanë? – Cilat janë ngjyrat, format dhe madhësitë e shqisave të tua?-Ç’është gjumi, ç’ngjyrë ka dhe sa peshuaka? Sa e sa gjëra të shumta ka që i besojmë, edhe pse nuk i shohim!
Në një rast në një hotel në Oslo, Norvegji, takova një djalë të ri, që quhej Kris. Ishte bashkë me të shoqen. Në një muhabet miqësor që bëmë, e pyeta Krisin:- Cili është qëllimi yt final nga jeta?- Për herë të parë më bëhet një pyetje e tillë, -tha disi i habitur, për të shtuar më pas: -Besoj se nuk kam ndonjë qëllim në jetën time, -për të përfunduar me fjalët: -Unë nuk besoj në asnjë Zot!- E përse?, -e pyeta.-Sepse nuk e kam parë, -m’u përgjigj. Duke u lidhur me kundërshtimin e tij, e pyeta me buzëqeshje:- Po gruan tënde,e do?A mund ta demonstrosh në mënyrë shqisore këtë dashuri? Cila është ngjyra e dashurisë sate? Sa peshon ajo?, -vijova unë.
Cila qe përgjigjja e Krisit dhe e gruas së tij? Përpiquni ta imagjinoni!Pra, pamundësia jonë për ta parë e për ta matur këtë dashuri në formë të prekshme, nuk na shtyn ta mohojmë esencën dhe ekzistimin e kësaj dashurie. Me të njëjtën logjikë e analogji, nëse në këtë botë nuk mund ta shohim Allahun për shkak të kapaciteteve të kufizuara të shqisave tona, kjo nuk do të duhej të na shtynte ta mohojmë ekzistencën e Tij. Ekzistenca e Allahut është e qartë. Atë më së miri e dëshmojnë krijesat e Tij. Nëse një gjë e prodhuar dëshmon për prodhuesin e saj, atëherë kjo gjithësi, me këtë shifër të panumërt të krijesave, dëshmon për Krijuesin e saj. Krijimi dhe krijesat dëshmojnë në mënyrë racionale, logjike, fetare dhe shkencore se Allahu është Ai që i ka shpikur dhe i ka krijuar ato prej asgjësë. Me dhjetëra mijëra profetë dhe miliarda pasues të tyre përgjatë gjithë historisë e konfirmuan dhe e besuan ekzistencën e Allahut. Andaj, do të ishte e palogjikshme të injorohen dëshmitë e një numri kaq të madh të njerëzve për shkak të disa teorive, siç është ajo e Darvinit ose teori të tjera, që, në fakt,edhe vetëshkenca, me kalimin e kohës,i ka zhvleftësuar dhe i ka klasifikuar si të pavërteta. Gjithçka që mund të bëjnë këto teori është se përshkruajnë gjithësinë duke mos na dhënë përgjigjen e përse-së apo të asaj se kush e ka krijuar dhe shpikur këtë gjithësi në formën që është. Në fakt, ekzistojnë shumë studime dhe hulumtime shkencore që thonë se mundësia e krijimit të rastësishëm të gjithësisë është skajshmërisht minimale. Por, megjithëkëtë, ‘rastësia’ ngel ende si një prej shpjegimeve apo arsyetimeve që ateistët japin për shpjegimin e çështjes së krijimit të gjithësisë. Sipas asaj që besojnë e pretendojnë, gjithësia qenka krijuar dhe e paska marrë këtë formë krejtësisht në mënyrë të rastësishme.
Në hijen e asaj që shpjeguam, ejani të ndalemi për pak çaste me vetet tona dhe të mendojmë e të meditojmë sinqerisht se cila është më afër logjikës dhe arsyes: besimi në idenë e verbër të rastësisë, e cila kinse menaxhon këtë gjithësi dhe tërë atë që ekziston në të,apo besimi se kjo gjithësi ekziston dhe vepron në këtë formë që është tani për shkak se ka Krijues të Gjithëdijshëm dhe të Plotfuqishëm, i Cili e ka krijuar prej asgjësë dhe këtë për një urtësi madhështore dhe shumë fisnike.