Ibni Rexhepi thotë: “Çdo njeri nuk e ka mundësinë e vizitës së Qabes çdo vit, ndërsa haxhi është detyrim një herë në jetë për atë që ka mundësi. Kështu që këtë dhjetëshe Dhulhixhe e ka bërë që të jenë pjesëmarrës, pra të jenë të njëjtë si pjesëmarrësit në haxh ashtu edhe jopjesëmarrësit. Kush nuk mund të shkojë në haxh këtë vit, i vlerësohet vepra e tij në shtëpi këto dhjetë ditë si më të vlefshme se xhihadi, që është më i vlefshëm se haxhi.”
Ditët e para të Dhul-hixhes janë ditët për të cilat Allahu i Lartësuar betohet. Betimi fillon me agimin duke thënë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët”, që këto ditë të jenë agim i ri në jetën tënde.
Atëherë, pas gjithë kësaj që u tha, patjetër që duhet të kesh një plan të qartë dhe të menduar mirë, që në fund të dhjetë ditëve të jesh fitues. Largoje përtesën dhe dembelinë dhe cakto qëllimin tënd. Atëherë projektet në vijim të jenë jo vetëm propozim, por detyrim. Realizoji të gjitha, të paktën një herë në jetë.