Allahu xh.sh. na ka nxitur të pendohemi e të kërkojmë falje, sepse kështu është më mirë sesa rënia dhe thellimi në gjynahe. Allahu xh.sh. ka thënë:[Kuran a=”9-Et-Teube:74″] Dhe: [Kuran a=”5-El-Maide:74″] Kjo ishte dhe arsyeja që Profeti a.s. bënte shumë pendim dhe kërkonte shumë falje, aq sa shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) e përsërisnin në kuvendet e tyre njëqind herë lutjen: “Zoti ynë na fal ne dhe na bëj prej të penduarve! Me të vërtetë, Ti fal shumë dhe je Mëshirues.”.(Regjistruan Tirmidhiu (3434) dhe Ahmedi (2/21)
Gjithashtu, kanë qenë të dërguarit e Allahut ata që i nxitnin popujt e tyre për të kërkuar falje dhe për t’u penduar. Allahu xh.sh. ka thënë me gojën e Salihut a.s.: [Kuran a=”11-Hud:61″]
Allahu e mëshiroftë Kurtubiun, i cili ka përfshirë në komentin e tij të Kuranit (5/92) fjalët e Muhamed el-Veirakut: Parapriji vetes me një pendim te sinqerte para vdekjes apo lidhjes së gjuhës! Përpiqu të mbyllësh shpirtin me të, sepse ai është ndihmë dhe pasuri për të penduarin vepërmirë!