Nëse një musliman shikon se vëllai i tij musliman ka nevojë për dikë që t’i japë një këshillë me vend, në një çështje me interes për të, atëherë ai duhet të nxitojë t’i jap këshillën e tij vëllait musliman. Pasi El Musan-nif transmeton nga Uehb bin Kejsan se Ibën Umer bin Hattab shikon një bari dhensh në një vend të pistë dhe Ibën Umër kishte parë një vend më të përshtatshëm, ndaj dhe i tha: ”I shkreti ti, o bari, lëshojë këtë vend, pasi kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: ”Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për ata që keni në kujdestarinë tuaj.”
Këto janë disa prej të konsultimit në Sunetin profetik. Prindërit dhe edukatorët kanë për detyrë zhvillojnë shpirtin e konsultimit dhe të këshillimit të ndërsjellë në shpirtrat e fëmijëve dhe të atyre që kanë marrë përsipër të edukojnë. Si dhe t’i edukojnë ata me urrejtjen ndaj despotizmit, të nënshtrimit dhe të mendimit egoist.