Shkaqet që cojnë në dëshpërim -2- Lidhja me krijesën ejo me Allahun (xh.sh)

Ky artikull është vazhdimi i: Cilat janë shkaqet që cojnë në dëshpërim?

Lidhja me krijesën ejo me Allahun (xh.sh) është edhe fatkeqësia më e madhe, e cila prek zemrën dhe e hedh atë të vrarë, vetëm nëse e mëshiron Allahu (xh.sh). Ai kacafytet me dëshpërimet dhe shqetësimet, që e rrethojnë nga çdo anë. Ky është shpërblimi i përshtatshëm për të. Nuk ka si të ndodhë ndryshe me të, pasi tek zemra nuk ka arritur lënda e shpirtit dhe e jetës së saj. Ajo nuk e njohu Krijuesin e saj, Administruesin e gjithçkaje, të Gjallin, të Parin dhe të Fundin, Ai që njeh të jashtmen dhe të brendshmen, i Pafundmi, Mjaftuesi. Madje ai ka qenë mosnjohës i Zotit dhe i vetes së vet, neglizhent ndaj Zotit të vet, harrues i detyrave që ka ndaj Tij, i privuar të jetë rob i Zotit të vet.

Kjo zemër është krijuar që të jetë krijesë e Allahut (xh.sh) e të kryejë detyrat që ka ndaj Tij. Allahu (xh.sh) e vuri atë si mbret që sundon gjymtyrët, të cilat, të tëra lëvizin sipas urdhrit të saj e po prej saj përlitojnë udhëzim apo devijim. Zemra është përgjegjësja për ta, si çdo bari që është përgjegjës për tufën e vet. Kur armiku iAllahut (xh.sh), Iblisi, mësoi se gjithçka sillet rreth zemrës, e fitoi me oytje, iu afrua me forma të ndryshme epshesh, ia zbukuroi disa vepra, që ta largojë nga udhëzimi, e mbështeti me shkaqe të gabuara, që ta shkëpusë nga shkaqet e suksesit. S’ka shpëtim prej grackave dhe intrigave të tij vetëm se duke i kërkuar ndihmë Allahut (xh.sh), duke kërkuar rrugë, që të çojnë në arritjen e kënaqësisë së Tij, kthimin e zemrës drejt Tij, në çdo gjendje të saj, të arrijë të jetë rob i nënshtruar, që të ketë prej atyre që përmenden në këtë ajet: [Kuran a=”15-El-Hixhr:42″]

Allahu (xh.sh), me mëshirën e Tij, nuk i ka dhënë të mallkuarit asnjë mundësi sundimi ndaj tyre, por janë vetë, njerëzit, të cilët i dhanë atij mundësinë e sundimit mbi veten e tyre, duke iu bindur e duke hyrë kështu nën ushtrinë dhe partinë e tij. Ai nuk iu imponua atyre me fuqinë e tij, “pasi ai është i pafuqishëm, por këtë e bëri me dëshirën dhe zgjedhjen e tyre. I mbrojtur është ai që e ka mbrojtur Allahu (xh. sh) dhe e ka shpëtuar me besimin dhe sinqeritetin e tij.

Nga sa u tha më lart, vlen të theksojmë se zemra s’do të ketë lumturi, kënaqësi e mirësi vetëm kur Allahu (xh.sh) të jetë, Zoti i saj dhe Krijuesi i vetëm, i adhuruari, qëllimi dhe më i dashur se gjithçka tjetër. Njeriu nuk e lë një të dashur vetëm për një të dashur më të lartë se ai. Dashuria e sinqertë kërkon që të dashurit të mos i bëhet ortak asnjë në dashurinë e tij. Nëse i dashuri do të ishte ndonjë krijesë, ai do të bëhej xheloz dhe përbuzës, nëse në dashurinë për të do të shtohet një tjetër. Kur kjo ndodh për krijesën, e cila nuk është e aftë të zhvendosë tërë fuqinë e dashurisë drejt saj, si do të jetë për të Lartin (xh.sh), ku e tërë dashuria duhet t’i kushtohet vetëm Atij, ku çdo dashuri, që i kushtohet krijesës mund të jetë ndëshkim dhe barrë për individin?

Shfaqja e përulësisë së njeriut ndaj Zotit të vet fillon nga zemra e tij, me dashurinë dhe nënshtrimin ndaj Allahut (xh.sh). Kur zemra i nënshtrohet Atij , gjithçka bëhet rob i saj. Edhe nëse trupi është i burgosur, kjo burgosje nuk i bën dëm, përderisa zemra e tij është e mbushur me dashurinë dhe madhështinë e Zotit të vet, ndryshe zemra do të jetë adhuruese e krijesës. Ajo do të bëhet skllave e saj, edhe pse vetë njeriu mund të jetë i lirë. Liri e vërtetë është liria e zemrës dhe robëri, po robëria e saj. Lidhja me krijesën bëhet me zemër dhe prej saj del fjala dhe vepra. Kështu, zemra është larguar prej Allahut (xh.sh) drejt diçkaje tjetër, duke besuar se ajo i bën dobi apo e shpëton. Kjo është edhe lidhja më e rrezikshme për zemrën dhe fenë e
njeriut.

Lidhja me krijesat është disa llojesh:
a. Lidhje, nga e cila mohohet njehsimi i Allahut (xh. sh). Është lidhja e njeriut me diçka, që nuk mund të ketë asnjë ndikim, duke e dëshiruar shumë atë, aq sa i kthen kurrizin Allahut (xh.sh). Shembull të tillë kemi lidhjen e disa njerëzve me varret dhe me ata që janë varrosur në to. Ata u kërkojnë atyre ndihmë dhe shpëtim. Ky është politeizmi, që e nxjerr njeriun nga feja.

b. Lidhje, që bie në kundërshtim me atë që kërkon besimi në Allahun një të vetëm. Shembull për këtë kemi rastin kur njeriu var shpresat e veta në një shkak të lejuar, duke harruar shkaktarin e vërtetë që është Allahu (xh.sh). Ai, gjithashtu, nuk e kthen zemrën e vet drejt Tij. Ky lloj politeizmi nuk është edhe aq i rëndë, pasi vetëm Allahu (xh.sh) është ai që e bëri këtë
shkak të tillë.

c. Të lidhet me shkakun thjesht se ai është shkak, por duke u mbështetur tek Allahu (xh.sh). Ai mendon se ky shkak është prej Allahut (xh.sh) dhe se Allahu (xh.sh), nëse dëshiron, ia heq ose ia lë atij pasojën. Pra, ky shkak s’ka ndikim veçse me dëshirën e Allahut (xh.sh). Kjo nuk bie në kundërshtim me besimin tek njësia e Allahut, por duhet pasur parasysh se, me ekzistencën e shkaqeve të lejueshme e të sakta, njeriu të mos e lidhë zemrën e tij me shkakun, por me Allahun (xh.sh).

Gjërat që e prishin zemrën, siç e përmend dijetari islam Ibn Kajim El Xheuzija, janë pesë: përzierja e shumtë me njerëzit, iluzionet, lidhja me krijesat, ngopja dhe gjumi i tepërt. janë: lidhja me krijesat, pasi s’ka gjë më të dëmshme dhe ndarje më të madhe për zemrën nga mirësia dhe lumturia e saj se kjo. Allahu (xh.sh) ka vendosur që, nëse zemra e njeriut lidhet me tjetër, ia lë asaj në dorëzim dhe e poshtëron nga vetë ajo me të cilën është lidhur. Ajo zemër, me këtë lidhje të saj, ka humbur prej Allahut (xh.sh) atë që ka dëshiruar. Ajo zemër, as pjesën, që i takonte prej Allahut (xh.sh), nuk e mori e as atë, që shpresoi prej tjetrit, nuk e fitoi. Këta janë njerëzit më të poshtëruar, më të brengosur, më të hidhëruar dhe më të privuar, sepse ajo lumturi dhe mirësi, që kanë humbur, është më e madhe se ajo që kanë fituar.

E pas kësaj, a nuk troket dëshpërimi në këtë zemër?!

Lexo shkakun e tretë: Harresa e mirësive, që Allahu (xh.sh) i ka dhuruar njeriut