Allah është emri i Zotit, të Lartit, Madhështorit. Emri Allah është prej emrave më të mëdhenj të Allahut, sepse kur i referohemi cilësive të Allahut, e përmendim me këtë emër. P.sh Allahu thotë:[Kuran a=”59-El-Hashr:22″][Kuran a=”59-El-Hashr:23″][Kuran a=”59-El-Hashr:24″] Allahu përmend disa nga emrat e Tij si veti të emrit të tij Allah. Allahu thotë:[Kuran a=”7-El-A’raf:180″]
dhe [Kuran a=”17-El-Isra:110″]
Transmetohet në të dy Sahihet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu ka nëntëdhjetenëntë emra, njëqind pa një. Kushdo që i mëson dhe i vepron në pajtim me kuptimin e tyre, do të hyjë në xhenet.”
Këta emra janë përmendur në një hadith të transmetuar nga Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, dhe në mes tyre ka disa dallime.