– Magjepsja pas laicizmit perëndimor
– Dobësia dhe mungesa e përkushtimit në fitimin e diturisë.
– Padrejtësia, varfëria, sëmundje këto nga të cilat vuan bota islame në veçanti.
– Dhënia pas rehatisë, kotësive dhe përtacia.
Këto fenomene na bëjnë të qartë se njerëzimi ka nevojë për thirrës që t’ia mbulojnë këto fusha, t’i njohin faktorët që i nxisin, derisa të ngadhënjejnë mbi to dhe mbi mohimin (ateizmin).
Është një parandjenjë gjithmonë se pas reve në horizont fshihet drita e Diellit që do të largojë vegimet e rreme të njerëzve. Ajo po vjen për të marrë përsipër shërimin e halleve dhe shqetësimeve të njerëzimit, sikurse ka thënë Profeti a.s.: “Koha e Profetësisë do të zgjasë mesjush aq sa do Allahu, pastaj Allahu do ta largojë nëse dëshiron, pas kësaj do të vijë kalifati sipas rrugës profetike, dhe do qëndrojë për aq kohë sa Allahu të dëshirojë, pastaj do të largohet, nëse Ai do që ajo të largohet, më pas do të vijë një pushtet shtypës dhe do të qëndrojë aq sa Allahu do të dëshirojë që ajo të qëndrojë, pastaj ajo do të largohet kur Ai të dëshirojë ta largojë dhe më pas do të vijë kalifati sipas rrugës profetike”.( Ahmedi, 4/273)
Ky hadith mbart përgëzime, ndërsa një hadith tjetër tregon se, një pjesë njerëzve do të mbeten të përkushtuar në këtë fe, duke u mbajtur fort mbas parimeve të saj deri në Ditën e Kiametit. I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Më pjesë nga Umeti im nuk do të pushojë së luftuari hapur për të vërtetën dhe ata askush nuk do të mund t’i dëmtojë, kushdo që do t’i lërë në baltë, dhe ata kështu do të vazhdojnë deri sa të Vijë urdhri i Allahut”.(Muslimi, 124)