* Kur ëndërrojmë diçka që kemi dëshiruar duhet ta falënderojmë Allahun dhe të mos ia rrëfejmë ëndrrën askujt, përveç atij që e duam.
* E, kur të ëndërrojmë diçka që urrejmë, duhet të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga sherri i saj dhe të pështyjmë (pa pështymë) nga e majta tri herë. Pastaj të themi “Eudhubil-lahi minesh shejtanirr rraxhim” tri herë dhe ta ndërrojmë anën nga kemi qenë të kthyer. Atë ëndërr s’bën t’ia tregojmë askujt. Pastaj është mirë të ngrihemi dhe të falim namaz, nëse është e mundshme. Ngase është më mirë dhe më e sigurtë.