1. Duhet ta pastrojë zemrën e tij nga çdo gjë e dëmshme, në mënyrë që të mund të pranojë diturinë, ta mbajë mend dhe të ketë dobi prej saj.
2. Ai duhet t’i ndërpresë të gjitha kontaktet e tij me gjërat që e shqetësojnë dhe e pengojnë nga studimi i tij serioz dhe i suksesshëm. Nxënësi duhet gjithashtu të jetë i kënaqur me pasuri të vogël dhe ushqim modest, që t’i bëjë durim edhe jetës së vështirë.
3. Të jetë modest ndaj diturisë dhe mësuesit, se përmes modestisë arrin diturinë.
4. Të sillet ndaj mësuesit të vet në mënyrë të ndershme. Ai duhet të besojë se mësuesi ka kualifikim të plotë për lëndën e tij dhe ta mbivlerësojë ndaj shumicës së kolegëve të tij në aspektin shkencor.
5. Të kujdeset që mësuesi i tij të jetë gjithmonë i kënaqur me të, edhe nëse ndonjëherë bie ndesh me mendimin e tij personal. Nxënësi assesi s’duhet të hyjë në klasë pa marrë leje.
6. Të hyjë në klasë me seriozitet të plotë dhe korrektësi. Ai duhet të jetë i përkushtuar tërësisht në ligjëratën e tij dhe të mos e preokupojë mendjen me gjëra të tjera. Nxënësi gjithashtu duhet të jetë i pastër, dhëmbët t’i ketë të larë, flokët e rregulluara, thonjtë e prerë dhe i parfumosur me erë të këndshme.
7. T’u japë selam të pranishmëve me një ton që do ta kishin dëgjuar me siguri, kurse mësuesin ta veçojë me një nder të posaçëm.
8. Të mos i kalojë të pranishmit, por të ulet ku ka vend.
9. Të jetë i sjellshëm ndaj shokëve të tij dhe ndaj atyre që janë të pranishëm në klasë, sepse sjellja e mirë ndaj tyre do të thotë edhe sjellje e mirë ndaj mësuesit.
10. Nëse bën pyetje, duhet ta bëjë me ton të ulët dhe me fjalë të zgjedhura. Nxënësi nuk duhet të turpërohet që t’i bëjë pyetje mësuesit nëse diçka nuk e kupton ose e ka të paqartë.
11. Të jetë në kontakt me mësimet e tij në çdo kohë, qoftë natën a ditën, qoftë në shtëpi a në udhëtim.