-Foli prindit me butësi e fjalë fsnike.
-Dëgjoji ata e mos i shiko me fytyrë të vrenjtur.
-Përgjigjju thirrjeve të tyre, me të shpejtë e buzagaz.
-Nderoi shokët dhe të afërmit e tyre.
-Nëse dëshiron t’u shpjegosh diçka, bëje këtë me edukatë e sjellje të mirë.
-Mos u fol me zë të lartë dhe ngrihu në këmbë për ta.
-Ndihmoji prindërit në punët e përditshme, qoftë në shtëpi, qoftë jashtë saj.
-Mos udhëto për diku, në qoftë se nuk të japin leje për këtë.
-Mos u ul në tryezën e bukës para tyre.
-Mos u ul në vend më të lartë se ata.
-Në fllim të nderosh nënën, pastaj babanë dhe dije se xheneti është nën këmbët e nënës.
-Ruaju që të mos e zemërosh asnjërin prej tyre, se të gjen e keqja në këtë botë dhe në botën tjetër.
-Kur të kërkosh diçka prej tyre, fol me falë të buta dhe falenderoji për atë.
-Mos u zemëro, nëse nuk të përgjigjen në kërkesat e tua.
-Lutja e prindërve pranohet për të mirë dhe për të keq, prandaj, ruaju lutjes së tyre për të keq.
-Sillu mirë me të tjerët dhe mos i fyej prindërit e të tjerëve, sepse me këtë ke fyer prindërit e tu.
-Shtoji lutjet për ta, duke thënë:
“O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur ata kujdes ndaj meje, në vogëli.”