Mësimi përmendësh i tërë Kuranit dhe mirësia e disa prej kaptinave

Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -:“Kush nuk ka brenda tij diçka prej Kuranit është si shtëpia e rrënuar”.(I saktë, transmetuar nga Termidhi në “Fadailul Kuran” (2913)

Në mirësinë e mësimit të disa kaptinave janë transmetuar sa në vijim:

Lidhur me mësimin e fillimit të kaptinës “Kehf” i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Kush mëson përmendësh dhjetë citate (ajete) nga fillimi i kaptinës “Kehf” mbrohet prej Dexhalit” , Transmetuar nga Muslimi në “Es Salatu” (809), Ebu Daudi në “El Melehim” (4323), Termidhi në “Fadailul Kuran” (2886) dhe Nesaiu në “El Jeumu uel Lejle” (949), Allahu na mbrojtë ne dhe ju nga e keqja e tij.

Në mirësinë e kaptinës “Mulk” i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Një kaptinë në Kuran, që ka tridhjetë citate (ajete) ka ndërmjetësuar për poseduesin e saj ashtu që ai ka fituar faljen”. Transmetuar nga Ebu Daudi në “Es Salatu” (1400), Termidhi në “Fadailul Kuran” (2891), Ibn Maxhe ne “Theuabul Kuran” (3786) dhe Nesaiu në “El Jeumu uel Lejle” (710)

Lidhur me mirësinë e leximit të “Ajetul Kursi” para gjumit vjen çfarë ka përmendur Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – në hadithin e ruajtjes se zekatit të Ramazanit: “Kur të shtrihesh në shtratin tënd lexoje ‘Ajetul Kursi-Allahu la Ilahe il Huel Haj-jul Kajum’ deri sa ta mbarosh, kështu do të mbeten tek ty nga Allahu mbrojtës e s’të afrohet asnjë shejtan derisa të gdhihesh”. Transmetuar nga Bukhariu në “Fadailul Kuran” (5010)

Nga Ibn Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kush lexon dy citatet (ajetet) e fundit të kaptinës ‘Bekare’ në një natë atij do t’i mjaftojnë (emene rasulu bima unzile ilejhi min rabihi uel muminune”. Transmetuar nga gjashtëshja (e transmetuesve më të mëdhenj të hadithit, pra i saktë)