Eshtë e ndaluar të ngrihet zëri në xhami, për aq kohë sa ai i shqetëson ata që falen, madje qoftë edhe me leximin e Kuranit. Mësimi apo dhënia e dijes (të tjerëve) përjashtohen nga ky ndalim. Ibn Umeri transmeton se i Dërguari i Allahut shkoi tek disa njerëz që po faleshin dhe po këndonin Kuran me zë të lartë dhe tha: ” Ai që falet është në bisedë me Zotin e tij dhe kështu ai duhet të jetë i vetëdijshëm se me cka po bisedon. Ju nuk duhet ta ngrini zërin tuaj kundrejt njëri tjetrit në leximin e Kuranit”.
Ebu Seid El Hudri transmeton se Profeti alejhi selam ishte duke bërë itikaf në xhami dhe dëgjoi disa njerëz duke kënduar Kuran me zë të lartë. Ai largoi mbulesën dhe tha : ” Me të vërtetë që secili prej jush është në bisedë me Zotin e tij kështu që nuk duhet ta shqetesoni njëri tjetrin. Po ashtu, ju nuk duhet t´i ngrini zërat tuaj kundrejt njëri tjetrit në leximin e Kuranit”.(Sahih Ebu Daud 1332)