Nëse rrobat apo trupi ndoten nga papasterti të ndryshme, atëherë bëhet e detyrueshme larja e tyre me ujë, derisa ato të pastrohen plotësisht. Kjo bëhet vecanërisht në rastin kur papastërtia është e dukshme, si psh gjaku. Nëse pas larjes mbesin shenja të cilat janë të vështira për tu hequr , atëhere kjo nuk përben ndonjë problem. Nëse papastërtia nuk është e dukshme si p.sh. urina, mjafton larja e saj qoftë edhe një herë të vetme.
Esma bint Ebu Bekër tregon se një grua shkoi tek Profeti alejhi selam he i tha: ” Rrobat tona ndoten nga gjaku i menstruacioneve. Cfarë duhet të bëjmë në lidhje me këtë gjë? Ai i tha: “Fërkoji, laji me ujë dhe më pas falu me to”. (Buhariu dhe Muslimi)
Nëse papastërtitë ndotin ndonjë pjesë të zgjatur të mantelit të gruas, atëherë vetë tërheqja zvarrë mbi tokë llogaritet pastrim për të.
Një grua i ka thënë Umu Selemes: ” Unë kam një fustan të gjatë që zvarritet deri në tokë kur edci nëpër vendet e papastra. SI duhet të bëj?” Umu Seleme iu përgjigj: ” I Dërguari i Allahut ka thënë: ” Cka vjen pas tij (nga zvarritja) e pastron atë”. ( Hadith Sahih , Ebu Daud 383)